Politika 13 February 2025, 19:13 Nga VNA

Berisha e pranon: Kompania e burrit të deputetes së PS realizoi skenën e Kuvendit e Rithemelimit në “Air Albania”

Ndaje në Whatsapp
Berisha e pranon: Kompania e burrit të deputetes së PS realizoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka pranuar ditën e sotme nga foltorja e Parlamentit, se kompania që bëri skenën e Kuvendit të Rithemelimit në 11 dhjetor 2021 në stadiumin “Air Albania”, kishte si pronar burrin e deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

“Kur u bë Kuvendi i Rithemelimit, ata që u orën me punën e skenës, skenografia, kontraktuam një kompani dhe më thanë që ajo është më e mira, mirë u them unë. Kur më vonë del Lul brava dhe bën denoncimin, thotë e ndihmoi Rama me burrin e Gjylametit. Pyes unë, po tha ai ortak ishte. Po si e morët, u them unë, çpunë kishim ne me të? Po jo se ishte e vetmja kompani që mund t’i bënte në cilësinë e duhur, ishin dy vetë” – u shpreh Berisha në Kuvend.

Kreu i PD mesa duket ka harruar se në atë periudhë, kur disa media e denoncuan rastin, ai e përgënjeshtroi së bashku me deputeten e PS, Gjylameti. E cila sot kur Berisha e konfirmoi në sy të saj, e kaloi me buzëqeshje pa e mohuar.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2025/02/dc43b38f-d30f-48e1-a609-11ef12191b3c.mp4"][/video]

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme