Politika 13 February 2025, 22:47 Nga VNA

Berisha: Nuk mendoj se duhejt të futej në burg Erion Veliaj, mjaftonte arresti shtëpiak

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Nuk mendoj se duhejt të futej në burg Erion Veliaj, mjaftonte

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për arestimin e Erion Veliajt në emisionin “Opinion”, është shprehur se kryebashkiaku është një nga hajdutët më të shpërfytyruar në historinë e Shqipërisë.

Pavarësisht se e akuzon Veliajn si një nga hajdutët më të mëdhenj në vend që ka vjedhur 130 milionë euro me inceneratorin që nuk ekziston, Berisha tha se nuk është dakord që të dënohej me burg, por do mjaftonte arresti shtëpiak.

“Arrestimi i Veliajt, kemi 44 javë që protestojmë tek Bashkia, arrestim i vonuar. Veliaj në historinë e këtij vendi, një ndër hajdutët më të shpërfytyruar. 130 mln Euro djegësi i Tiranës, nuk ekziston nam as nishan.

Veliaj u bë problem botëror për djegësin dhe shumë gjëra të tjera. Mos mendo se nuk dinte Rama se po arrestohej. Rama e kishte lëshuar atë plotësisht, priste arrestimin e tij në Dhjetor. Nuk e donte arrestimin. Që Rama do të lante duart me Veliajn, unë e kam thënë. Veliaj nuk pranohej nga klani Rama si pasardhës i këtij klani dhe këtë Rama nuk ngurroi ta bënte të qartë. Nuk mund të them se ka qenë për arrest me burg, ka qenë për arrest të llojit të Ajolën, një arrest shtëpie” – tha Berisha.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme