Politika 14 Shkurt 2025, 00:41 Nga VNA

Primaret në PD/ Berisha i druhet një përçarjeje tjetër: Drejtuesit politikë nuk do futen në garë, do jenë në listën e mbyllur

Ndaje në Whatsapp
Primaret në PD/ Berisha i druhet një përçarjeje

Kryetari i PD, Sali Berisha, në emisionin “Opinion” është shprehur se arsyeja pse nuk futi drejtuesit politik në Primare, është për faktin se i druhet një përçarje të dytë në PD. Berisha tha se procesi i bashkimit ishte i vështirë dhe do t’i përmbahet moralit të asaj marrëveshjeje.

Madje kreu i PD ka rehabilituar drejtuesit politikë duke u garantuar vendin në listat e mbyllura.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Cila qe arsyeja që ju i përjashtuat drejtuesit politik të qarqeve nga kandidimi në primare?

Berisha: Ne erdhëm në një proces jo të lehtë dhe ky proces ishte i një rëndësie themelore për Partinë Demokratike, bashkimi që ndodhi. U bë ço përpjekje që mos të bashkoheshim në grup. U bë presion i jashtëzakonshëm ndaj atyre deputetëve që mos të bashkohemi, se donin të na e merrnin logon dhe flamurin, por ne u bashkuam. Dhe këtu tani duhet një sens, janë caktuar kryetar të të dyja anëve, pra u morën me funksione nënkryetarësh... siç u bë ai proces. Tani unë moralit të asaj marrëveshjeje i qëndroj dhe nuk i lëviz fare. Fatmirësisht e pranoi Këshilli Kombëtar, se do më duhej ndoshta dhe në Kuvend për ta çuar më tutje.

Pyetje: Drejtuesit do të jenë në listat e mbyllura?

Berisha: Po në listat e mbyllura, se e pranoi këshilli kombëtar dje, e vendosi Këshilli Kombëtar. Vendimi është që do votojnë të gjithë demokratët që kanë votuar në vitin 2019, në vitin 2021, në vitin 2023 dhe të gjithë demokratët që kanë një dokument që provojnë që kanë qenë ose janë anëtarë të PD.

Tërheqja e Berishës vjen pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Gazment Bardhit në daljet publike, i cili ishte është shprehur qartësisht kundër Primareve pasi i druhej një hakëmarrjeje me votë nga ana e mbështetësve të Berishës në PD.

Mesa duket Berisha i ka marrë parasysh thirrjet e grupit të Gazment Bardhit, të cili në daljet publike vazhdimisht janë shprehur kundër Primareve pasi i druheshin një hakëmarrjeje me votë nga ana e mbështetësve të Berishës në PD.

Video

Se ku e ka shkruar Trump këtë veç Elisa e Skënderbeut e ka lexuar…

Kreu i PD, Sali Berisha, paraqitet në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje.

Në një punishte në Shkodër, arti shekullor i maskave veneciane merr jetë nga duart shqiptare. Historia e Edmond Angonit rrëfen një rrugëtim mbi 30-vjeçar, nga emigrimi në Venecia te krijimi i mbi 1700 modeleve unike. Maskat e tij kanë kaluar kufijtë, duke u shfaqur edhe në filmin “Eyes Wide Shut” të vitit 1999. Një dëshmi se përkushtimi dhe puna e dorës e kthejnë pasionin në art të pavdekshëm. Burimi: TRT Balkan

Për herë të parë pas 70 vitesh, lumi Danub ka ngrirë plotësisht në Vjenë . Temperaturat ekstreme të ulëta kanë krijuar pamje të rralla dimërore, duke e shndërruar lumin më të madh të rajonit në një panoramë spektakolare akulli. Vala e zgjatur e të ftohtit ka përfshirë Hungarinë dhe gjithë Evropën Qendrore prej ditësh. Siç shihet edhe nga pamjet, Autoriteti i Lumenjve në Vjenë ka ndërhyrë me një anije akullthyese për të hapur një kanal të lundrueshëm, duke garantuar sigurinë dhe qarkullimin e trafikut ujor. Hera e fundit që Danubi ishte ngrirë plotësisht ishte në vitin 1954.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme