Politika 14 February 2025, 19:32 Nga VNA

GJKKO përgënjeshtron deklaratën e Belind Këlliçit: Nuk ka patur kërcënim për gjyqtaren Iliriana Olldashi

Ndaje në Whatsapp
GJKKO përgënjeshtron deklaratën e Belind Këlliçit:

Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka përgënjeshtruar denoncimin e Belind Këlliçit të bërë një ditë më parë, i cili tha se gjyqtarja Iliriana Olldashi po kërcënohet.

"Me synimin e përgënjeshtrimit të informacionit të pasaktë, të publikuar në datën 13.02.2025 dhe të cituar në media të ndryshme edhe më datë 14.02.2025, të cilat dëmtojnë imazhin e paanësisë dhe drejtësisë së gjyqtarit, dhe, në rastet më të rënda, të vetë funksionit gjyqësor, Shërbimi për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bën me dije publikun dhe median se, në asnjë rast nuk ka patur dhe nuk ka ndërhyrje ose ushtrim të ndikimit të papërshtatshëm lidhur me funksionin e gjyqtares së kësaj Gjykate, magjistrate Iliriana Olldashi.

Njoftimi i mësipërm përcillet në dijeninë e publikut dhe medias në garantim të ruajtjes dhe forcimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë si dhe, në përputhje me parimet e korrektesës, vetëpërmbajtjes dhe maturisë së gjyqtarit, të përcaktuara në pikën 5, të nenit 3, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”", thuhet në reagim.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi deklaroi se kanë nisur kërcënimet dhe ndaj gjyqtares Ilirjana Olldashi.

“Burimet tona informale na vënë në dijeni se ndaj gjyqtares Olldashi kanë filluar mesazhet, si joshëse ashtu edhe kërcënuese, për të favorizuar Erion Veliajn dhe grupin e tij kriminal dhe për të anashkaluar ligjin, siç është bërë shumë herë për megaaferat e këtij të fundit, përfshi Inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe aferën kriminale 5D”, tha Këlliçi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme