Politika 14 February 2025, 18:47 Nga VNA

Rezultonte “i dënuar” në dosjen hetimore/ Drejtoria e Burgjeve sqaron situatën dhe rrëzon akuzat e Veliajt ndaj prokurorit Olsi Dado

Ndaje në Whatsapp
Rezultonte “i dënuar” në dosjen hetimore/ Drejtoria e

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shprehet se ka qenë ky intitucion që ka lëshuar vërtetimin me kërkesë të SPAK për gjendjen gjyqsore ku Erion Veliaj rezultonte i dënuar. Në njoftimin për mediat, drejtoria në fjalë sqaron se “në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Reagimi së Përgjithshme të Burgjeve, rrëzon të gjithë sulmin e Veliajt ndaj prokurorit Olsi Dado ditën e djeshme, i cili u nxitua duke lëshuar lum akuzash me pretendimin se lapsusi në dosjen e tij hetimore ishte i qëllimshëm nga ana e prokurorit.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.

Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.

Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pra, çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme