Politika 14 February 2025, 18:13 Nga VNA

Edi Rama “harron” Veliajn dhe deklaron suksesin e eurobondit/ A ka ndryshuar strategji kryeministri për qasjen ndaj SPAK?

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama “harron” Veliajn dhe deklaron suksesin e eurobondit/ A ka

Në ditën e tretë të arrestimit të Erjon Veliajt, duket se Edi Rama i ka lënë pas akuzat për prokurorët e SPAK dhe gjykatësin e GJKKO për t’iu rikthyer aktivitetit normal të propagandës për “arritjet e qeverisë”.

“Jam shumë i gëzuar se sapo u mbyll me sukses procesi i eurobondit 10-vjeçar, sapo morëm dritën jeshile që mund ta ndajmë këtë me opinionin publik,” tha kryeministri në një komunikim live në rrjetet sociale, ndërkohë që “eurobondi” në vetvete është një terminologji teknike që e kuptojnë vetëm ata që merren me këtë punë. Aq më pak mund të ketë ndonjë interes për publikun, i cili është në ethet lajmeve dhe rragimeve pas arrestimit të Erion Veliajt.

Më herët gjatë ditës, Edi Rama postoi dhe foton e një bufi kënete që, sipas tij, është i ngjashëm me Sali Berishën. Por retorika e sotme e Edi Ramës është shumë larg asaj të dy ditëve më parë me sulme ndaj SPAK dhe kërcënime për drejtësinë.

Të ketë ndryshuar mendim për Prokurorinë e Posaçme dhe dosjen Veliaj? Apo ndoshta po përgatitet për strategjinë e re ku kryetari i bashkisë është thjesht viktima, por vëmendja duhet përqendruar tek zgjedhjet?

Mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim se ç’rrugë do të zgjedhë Edi Rama për t’u qasur me çështjen Veliaj dhe fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme