Politika 14 February 2025, 23:17 Nga VNA

Alibeaj për Berishën: Nuk besoj te oferta e tij! S’mund të shndërrohet një parti në mburojë të halleve personale

Ndaje në Whatsapp
Alibeaj për Berishën: Nuk besoj te oferta e tij! S’mund të

Deputeti Enkelejd Alibeaj, themelues i “Djathtas 1912”, në emisionin Log. në News24 është shprehur se nuk beson te oferta politike e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se “një opozitë të jetë superiore ndaj pushtetit, duhet të jetë moralisht superiore.”

“Një opozitë të jetë superiore ndaj pushtetit, duhet të jetë moralisht superiore, duhet të jetë ofertë politike dhe unë nuk besoj te oferta e Sali Berishës”, tha Alibeaj.

Sipas tij, Berisha e ka shndërruar PD-në në mburojë të halleve personale.

“Nuk e kam problemin me njeriun, Sali Berishën, por me sjelljen. S’mund të shndërrohet një parti në mburojë të halleve personale. Njeriu politik hallin e vetë e lë mënjanë dhe i lë njerëzit jo mish për top në gostinë e Edi Ramës”, tha ai.

Ndër të tjera deputeti u shpreh se opozita duhet të bashkohet rreth vlerave.

“Opozita sipas meje mund të bashkohet rreth vlerave. Ne jemi rreth vlerave për mbështetje pa kushte ndaj drejtësisë. Raportet duhet t’i mbajmë me institucionet e SHBA”, tha ai.

Sa u takon marrëdhënieve me SHBA pas fitores së Trump, Alibeaj tha se do të donte nga administrata e re më shumë mbështetje për drejtësinë dhe sistemin e zgjedhjeve.

“Do të doja, mbështetje edhe më të fortë për drejtësinë nga SHBA dhe e dyta, mbështetje akoma më të fortë për sistemin e zgjedhjeve. Besoj do të ndodhë. Pastaj çështjen se kush do ta drejtojë këtë vend do ta vendosin shqiptarët.

Për një opozitë, flas për veten tani, do të isha i kënaqur, që shqiptarët të kishin mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të kufizohej etja e pamasë e Edi Ramës për të vjedhur zgjedhje. Dhe drejtësia të veprojë pa selektivitet politik siç më rezulton mua deri tani”, tha Alibeaj.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme