Politika 15 Shkurt 2025, 14:59 Nga VNA

Fatmir Xhafaj: Reforma në drejtësi është e duhura, por Erjon Veliaj nuk duhet të jetë në burg

Ndaje në Whatsapp
Fatmir Xhafaj: Reforma në drejtësi është e duhura, por Erjon

 

Një nga arkitektët dhe mbështetësit e reformës në drejtësi, deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ka shkruar sot një artikull të gjatë mbi rëndësinë e reformës dhe meritën e PS-së në këtë proces. Megjithatë, Xhafaj nuk e fsheh dot se arrestimi i Veliajt është diçka që nuk e kishte parashikuar teksa hartonte reformën.

“Është vërtet speciale dhe jetike lufta e SPAK dhe GJKKO ndaj këtyre fenomeneve, por po aq jetike është që gjithçka në këtë proces – investigimi, hetimi e gjykimi – të bëhen nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, ku palët respektohen e dëgjohen konform ligjit, ku qëllim ndëshkimi nuk është individi në vetvete, por shkelja e ligjit. Hetimi dhe gjykimi duhet të bazohen vetëm në ligj dhe prova, duke respektuar parimet kushtetuese të prezumimit të pafajësisë dhe proporcionalitetit, veçanërisht të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,” shkruan Xhafaj.

Ai ndalet edhe tek çështja që e ka nxitur të reagojë: “Personalisht, besoj se Erion Veliaj, për aq sa e njoh dhe si e njoh, nuk është një zyrtar i korruptuar. Askush nuk është i pagabueshëm, por nuk i shoh gabimet e tij, edhe nëse janë të tilla, si qasje korruptive. Nuk e njoh tërësisht çështjen dhe nuk pretendoj ta njoh në thelb, por për aq sa kam lexuar dhe me njohjen që kam për mënyrën si është ndërtuar ky proces, kam pikëpyetjet e mia për mënyrën si ka filluar dhe si është proceduar në këtë çështje penale. Druaj se jemi para një rasti ku investigohet e hetohet personi dhe jeta e tij për të gjetur fakte penale në ngarkim të tij, dhe jo përpara asaj që ligji lejon dhe kërkon, pra që hetohet vepra penale konkrete dhe prej saj shkohet te përgjegjësia e personit. Gjithsesi, të fajshëm apo jo, e përcakton vetëm vendimi gjyqësor i të dy shkallëve dhe jo hetuesi apo prokurori.”

Nuk dihet nga i buron Xhafajt kjo siguri për një kryetar bashkie “të pakorruptuar”, kur këtë vlerësim duhet ta japë vetëm gjykata. Megjithatë, Xhafaj ka vërejtje jo vetëm për prokurorin dhe gjykatësin, por edhe për mënyrën si kanë nisur hetimet. Deputeti socialist duket i bezdisur nga “Nesti Angoni”, teksa shkruan: “Nëse këtë e bashkon me fillimin anonim të çështjes, mënyrën e procedimit, mënyrën si iu servir publikut gjatë hetimit dhe pas vendimit gjyqësor, me disa argumente që nuk përputhen me të vërtetën që ne njohim, dhe akoma më keq kur dëgjon për presione e shantazhe ndaj dëshmitarëve të pyetur, me të drejtë kjo e vendos në pikëpyetje integritetin profesional dhe moral të këtij procesi, duke e bërë atë të dyshimtë në sytë e çdo profesionisti të ligjit dhe të vetë publikut.”

Duke marrë rolin e avokatit të Veliajt, kryetari i komisionit që ka marrë përsipër të “reformojë” SPAK-un qartazi nuk i fsheh më ambiciet e tij. Kur preket interesi personal dhe politik, duket se Xhafaj gjen rrugën më të lehtë: të sulmojë SPAK-un. Për Xhafajn, meraku i vetëm duket të jetë: “Si ka mundësi që i shpëtuan rrjetës time këta prokurorë?”

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme