Politika 17 February 2025, 12:58 Nga VNA

Strategu i Trump drejton fushatën, Peleshi:Jeni dorëzuar. Noka: Makthi ju ka zënë

Ndaje në Whatsapp
Strategu i Trump drejton fushatën, Peleshi:Jeni dorëzuar. Noka: Makthi

Niko Peleshi tha se PD nuk e ka të rëndësishme votën e opozitës, ndryshe nga sa përpiqet të paraqitet.

Ai u shpreh se PD duket e dorëzuar ndërsa e sheh “shpëtimin” në një kompani marketingu referuar drejtuesit të fushatës së PD nga Chris LaCivita

"Nuk ka shpëtim dhe ndryshim që vjen nga qielli, Shqipëria e të ardhmes do të ndërtohet nga qytetarët.

Keni gjetur një kompani marketingu që di të kthejë të zezën të bardhë." tha Peleshi

Akuza ndaj maxhorancës hodhi Noka: “Makthi ju ka zënë, ju ka detyruar të mbroheni me çdo kusht! Secili nga ju ka një Nesti Angon të tij, një simbol korrupsioni. Ju fanepset në ëndërr dhe dilni këtu për të mbrojtur krimin e korrupsionin,” u shpreh ai teksa akuzonte ministrat socialistë pas tij

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme