Politika 18 February 2025, 10:05 Nga VNA

Rama: E vetmja garanci për SPAK jam unë dhe Partia Socialiste

Ndaje në Whatsapp
Rama: E vetmja garanci për SPAK jam unë dhe Partia Socialiste

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste dhe ai vetë janë e vetmja garanci për mbijetesën dhe vazhdimësinë e SPAK, pas paralajmërimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha për shuarjen e Prokurorisë së Posaçme.

Rama theksoi se Reforma në Drejtësi është arritje e tij dhe e Partisë Socialiste, duke nënvizuar se SPAK nuk është krijuar nga ndërkombëtarët, por është rezultat i përpjekjeve vendase.

“SPAK nuk është i Kushtetutës dhe Reformën në Drejtësi, tek kjo e fundit marr autorësinë së bashku me PS. Amerika është tërhequr nga kjo punë. Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërhequr, do ta kishte marrë me vete në Amerikë. SPAK është këtu dhe ka vetëm një garanci: PS dhe unë në krye të saj,” – u shpreh Rama.

Ai i cilësoi sulmet ndaj SPAK si një “luftë të gjithanshme” nga kundërshtarët politikë, duke i drejtuar një mesazh të qartë opozitës:

“Rrotullojeni nga të doni, Reformën në Drejtësi e kam bërë unë me PS,” përfundoi kryeministri.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme