Politika 19 February 2025, 16:49 Nga VNA

Apeli rrëzon kërkesat e Ajola Xoxës, për kthimin e telefonit dhe lekëve që iu sekuestruan. Vendimi nga gjyqtari që çoi në masë Berishën  

Ndaje në Whatsapp
Apeli rrëzon kërkesat e Ajola Xoxës, për kthimin e telefonit

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, i cili firmosi masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, ka refuzuar kërkesën e Ajola Xoxës dhe kompanisë së saj për kthimin e sendeve të sekuestruara. Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kërkonte rikthimin e telefonit të sekuestruar, kontratave, dokumenteve dhe një shume parash të gjetura në studion e saj ligjore, Partners Law. Këto sende u sekuestruan nga hetuesit e BKH-së gjatë kontrollit të kryer më 6 dhjetor 2024. Pas shqyrtimit të kërkesës, gjyqtari Pëllumbi vendosi ta rrëzojë atë. Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj po hetohen nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, së bashku me gjashtë biznesmenë të tjerë të dyshuar për lidhje klienteliste, të cilët përfitonin tendera dhe leje ndërtimi. Vendimi Në vendimin e saj, gjykata ka miratuar vendimin nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke lënë të pandryshuar masën e sekuestrimit të sendeve të përfshira në çështje. Ky vendim i apelimit ka konfirmuar atë të mëparshmin, duke e lënë në fuqi ndalimin e kthimit të sendeve të sekuestruara. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X.,  Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme