Politika 20 Shkurt 2025, 11:51 Nga VNA

Profili psikologjik i Edi Ramës në 10 ditët e arrestimit të Veliajt

Ndaje në Whatsapp
Profili psikologjik i Edi Ramës në 10 ditët e arrestimit të

E hëna e 10 shkurtit e gjeti kryeministrin në një takim rutinë në qytetin e Shkodrës, por rrjedha e ditës ndryshoi katërcipërisht në mesditë, kur ai mësoi se , kryebashkiaku i Tiranës dhe i projektuari në publik si pasardhësi i tij politik, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Mediat raportuan për një kthim urgjent të Ramës drejt Tiranës, por ai nuk reagoi deri të martën në mëngjes. Në një lidhje live në rrjetet sociale, Rama u pa të përplaste pëllëmbën mbi tavolinën e punës dhe iu hakërrye kameras si reagim ndaj një problemi teknik.

Kur iu rikthye bisedës me ndjekësit, Rama e justifikoi veten si njeri pasionant, duke i kujtuar publikut se ishte po ai Ramë që dikur dilte me sopatë në krah rrugëve të Tiranës për të prerë shtyllat elektrike që prishnin pamjen e trotuarëve. Më pas, ai mori në mbrojtje Veliajn dhe targetoi prokurorët dhe gjyqtarët e strukturës së posaçme antikorrupsion, për herë të parë që prej krijimit të institucionit në vitin 2019.

Rama  e përshkroi punën e Prokurorisë së Posaçme në hetimin ndaj Veliajt si të ‘dalë nga shinat kushtetuese’ dhe dosjen hetimore si “roman policesk”, ndërsa përpiqej të justifikonte ndryshimin e narrativës së tij ndaj drejtësisë së re si një kërkesë për ‘standarde demokrate’.

Sipas ekspertëve të psikoanalizës dhe sociologjisë, reagimet e Ramës pas arrestimit të Veliajt ekspozuan një nivel të lartë shqetësimi, po aq sa edhe përpjekjen e tij për të ndikuar në ndjeshmërinë e publikut.

Psikoterapisti i tha BIRN se reagimet e Edi Ramës pas arrestimit të Veliajt quhen “apel emocional” në psikologjinë politike – një teknikë që synon të largojë vëmendjen nga argumentet racionale dhe ta orientojë atë drejt reagimeve instinktive dhe ndjesore.

“Kjo sjellje, në mënyrë të qëllimshme, zakonisht përdoret për të treguar dominim, për të shmangur perceptimin e dobësisë dhe për të dhënë mesazhin se ai është ende në kontroll të situatës,” tha Demi, i pasigurtë nëse në reagimet e para, gjuha verbale dhe trupore e kryeministrit kanë qenë plotësisht të përllogaritura.

Demi e analizon më tej ligjërimin e Ramës si një kombinim mes “gjuhës emocionale, agresivitetit verbal dhe një strategjie të dyfishtë për të mbrojtur veten, pa u shfaqur hapur kundër -ut”.

“Në këtë mënyrë, ai po synon të aktivizojë instinktet e solidaritetit dhe ndjeshmërisë tek popullata që në fakt së shpejti do të jenë edhe votues, ndërsa përpiqet të krijojë një narrativë ku drejtësia është bërë e padrejtë,” shtoi ai.

Edhe , sociolog me profesion dhe një kritik i kryeministrit Edi Rama i analizon reagimet e këtij të fundit në dritën e përpjekjes për të ndikuar opinionin publik.

i Veliajt ndikon në imazhin e tij duke e ekspozuar atë si kryetar të një grupi politikanësh të korruptuar, çfarë sigurisht e njollos përpara opinionit publik,” tha Mërtiri.

“E paraqet atë si të dobët përpara njerëzve të tij si dhe elektoratit, si një kryeministër që ia arreston prokuroria bashkëpunëtorët në zyrë. Për këtë arsye, atij i duhet të kompensojë këtë me gjuhë agresive për të treguar se ai nuk është i dobët dhe se ai nuk pyet as për SPAK e GJKKO,” shtoi ai.

Demi dhe Mërtiri vërejnë megjithatë një kontraditë të madhe në ligjërimet e fundit të Ramës, ku nga njëra anë sulmon gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes së Veliajt dhe në anën tjetër e portretizon veten si “pronar” të reformës në drejtësi.

“Një sulm i hapur ndaj SPAK-ut do të tingëllonte si hipokrizi, dhe për këtë arsye ai menjëhere pas reagimit agresiv të fillimit, u përpoq t’i rikthehet mbrojtjes së “pronës,” analizon Demi.

“Kjo duket si një teknikë e njohur e dezinformimit politik, ku protagonisti politik përpiqet të mbajë të dyja anët e një çështje të debatuar për të minimizuar dëmin politik,” shtoi ai.

“Manipulim emocional’

Narrativa e Ramës ndaj arrestimit të Veliajt ishte e mbushur me terma që synonin të ngjallnin emocion si dhe të preknin ndjeshmërinë e publikut, duke anashkaluar faktet apo provat e dosjes hetimore.

Në këtë drejtim, Rama i portretizoi prokurorët si të ‘pashpirt’,  pasi kanë ‘penguar një nënë që të çojë fëmijën në kopsht”, apo ndaluar një baba në rrugë me “fëmijën në karrocë”.

Theksimi i këtyre shembujve tregon sipas psikoanalistit Demi si Rama “po përpiqet të ndryshojë kornizën e interpretimit të ngjarjeve”.

“Në vend që publiku ta shohë hetimin apo edhe arrestimin si një çështje ligjore për korrupsionin e supozuar, z. Rama përpiqet ta zhvendosë fokusin drejt padrejtësisë njerëzore, duke e paraqitur SPAK-un në sytë e publikut si të pamëshirshëm,” i tha ai BIRN.

“Përmendja e fëmijëve synon që të aktivizojë simbolikën universale të fëmijëve si qenie të pafajshme, duke zgjuar reagime emocionale tek publiku pasi fëmijët janë një simbol universal i pafajësisë, dhe përmendja e tyre krijon një lidhje emocionale me publikun,” shtoi ai.

Edhe për Mërtirin, synimi është pikërisht manipulimi emocional i publikut, duke i ndaluar ata që të shohin tablonë e gjerë të ngjarjes mbi akuzat e ngritura ndaj Veliajt.

“Përfshirja e familjes, e sidomos e fëmijëve në retorikën e viktimizimit është diçka e shpeshtë, e ndeshur tek ata që kërkojnë të vendosin fëmijët si barrierë ndaj zemërimit të publikut dhe fëmijët janë gjithmonë një objekt retorik që zgjon ndjeshmëri dhe nëpërmjet tyre, ligjëruesi arrin të prekë publikun për ta bërë atë të ketë ndjenjë empatie për personin që ai kërkon të mbrojë,” analizon Mërtiri.

‘Protagonisti tragjik’

Edi Rama ka qenë gjithmonë një figurë kontraverse e politikës shqiptare dhe ka arritur ta portretizojë veten për një kohë shumë të gjatë larg kostumit të politikanit të zakonshëm, që sipas analizës psikologjike duket se ka qenë e qëllimshme.

Ai u përfshi në politikë në vitin 1998 si ministër i Kulturës në qeverinë e Fatos Nanos, ku i sapoardhur nga Parisi, ra në sy me veshjet me ngjyra, çorapet e kuqe dhe padurimin deri në agresivitet për të ndryshuar gjërat sipas shijeve dhe qëllimeve të tij.

Në analizën e tipareve që e dallojnë atë nga politikanët e tjerë mbizotëron stili i komunikimit që i shkon për shtat imazhit që ai ka krijuar për veten si një “jo-politikan”.

Sipas Neli Demit, kjo gjuhë metaforike është përdorur nga Rama për të krijuar për veten imazhin e “protagonistit tragjik” që përballet me të keqen.

“Ndryshe nga Berisha, që përdor një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe konfrontuese, apo Veliaj, i cili preferon një qasje më teknokratike dhe PR-friendly, Rama ka një stil më të ndërlikuar dhe teatror dhe kësisoj ai krijon një realitet paralel, ku ai është artisti që lufton kundër kaosit, një lloj protagonisti tragjik që duhet të merret me “injorancën” dhe “padrejtësinë” e institucioneve që e keqkuptojnë ose e shënjestrojnë,” thotë Demi.

Nga këndvështrimi sociologjik i Mërtirit, Edi Rama është një politikan që reflekton në mënyrën më të qartë të gjitha tiparet e një udhëheqësi që mbështetet plotësisht te ‘manipulimi i turmave’.

“Rama paraqet elokuencë për ta kamufluar estetikisht vulgaritetin e kumtit që përcjell,” tha Mërtiri, duke marrë si shembull stilemat që ai përdor si; Kadri, kazan, filxhan, sahan, tepsi.

Mërtiri e portretizon gjithashtu Ramën me tiparet e një lideri totalitar që flet me gjuhën e turmës, duke iu përgjigjur tipareve më karakteristike të saj.

“Kështu, Rama pozon para turmës si një lider i fortë, i vendosur, i aftë për të përballuar çdo intrigë e çdo komplot. Ai shfaqet në profilin e një gangsteri politik,” përfundoi ai./Reporter.al

Video

Rama shpërndan lajmin në Bruksel. "Kemi Diellën me barrë".

Ky është momenti kur një burrë, i dyshuar si autori i sulmit në trenin Huntingdon, hyn me forcë në një berberhane në Peterborough me thikë në dorë – teksa policia po heton nëse ai plagosi me thikë një djalë 14-vjeçar pak minuta më herët. 32-vjeçari Anthony Williams, nga Peterborough, doli sot para gjykatës së këtij qyteti, i akuzuar për 11 vepra të tentativës për vrasje, në lidhje me sulmin me thikë brenda trenit të linjës LNER dhe një tjetër incident në lindje të Londrës më 1 nëntor.

Një fluturim nga Vietnami drejt Hong Kongut u vonua 1 orë e 40 minuta pasi një grua shpërtheu në britma dhe lot, duke kërkuar të ulej pranë partnerit të saj. Konflikti mes çiftit kishte nisur që në portë, ku ata shkëmbyen akuza për tradhti dhe sjellje të papërshtatshme. Për shkak të sjelljes agresive, ekuipazhi vendosi ta nxjerrë gruan nga aeroplani dhe të mos e lejojë të udhëtojë. Incidenti ndodhi në fluturimin UO559 të kompanisë HK Express.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kush votoi kundër dhe kush pro shkarkimit të Erion Veliajt?

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme