Politika 20 February 2025, 12:57 Nga VNA

Rama paralajmëron SPAK: Mos guxoni të përgjoni partitë për zgjedhje

Ndaje në Whatsapp
Rama paralajmëron SPAK: Mos guxoni të përgjoni partitë

Pas paralajmërimit të mëparshëm për të mos iu afruar telefonit të tij, Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh të qartë për prokurorët.

Gjatë një komunikimi live me qytetarët në “Facebook” këtë mëngjes, Rama theksoi:

“Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet.”

Ai kërkoi ndalimin e kontrolleve në terren, duke shtuar se gabimet e sistemit të drejtësisë nuk janë të njëjta me ato të një ndërmarrjeje të zakonshme, por kanë pasoja të rënda për jetën e njerëzve dhe shoqërinë.

“Fatkeqësia është se gabimet e tyre nuk janë si gabimet e ndërmarrjes së gjelbërimit, por kushtojnë jetë njerëzish, trauma dhe plagë psikologjike nganjëherë të pariparueshme. Por nuk ka alternativë tjetër përveç një drejtësie të pavarur profesionale dhe që respekton integritetin, liritë e të drejtat e njeriut. Të pavarurën e kemi para syve, profesionalen duhet të luftojmë së bashku ta konsolidojmë, se ka shumë gjëra pozitive, por dhe negative.”

A do t’i dëgjojë prokuroria e posaçme “këshillat” e kryeministrit?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme