Politika 20 February 2025, 17:45 Nga VNA

SPAK i “përgjigjet” Ramës, publikon strategjinë e hetimit për parandalimin e krimit zgjedhor

Ndaje në Whatsapp
SPAK i “përgjigjet” Ramës, publikon strategjinë e

SPAK ka publikuar strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit. Në njoftimin për mediat, Prokuroria e Posaçme thotë se pikat kryesor ku do të bazohet strategjia, do të jetë verifikimi në terren të indicieve apo fakteve dhe raportimin e dyshimeve rreth kryerjes së veprave penale, monitorimin e mediave për indicie të tilla, si dhe do të ketë bashkëpunim me disa institucione të tjera në vend.

“Prokuroria e Posaçme publikon “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”,  e cila mbështetet në:

Verifikimin në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.

Verifikimin e raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme.

Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.

Bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, etj” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Marrja e masave tregon edhe njëherë seriozitetin e SPAK për rolin që do të ketë në zgjedhjet e ardhshme. Madje, publikimi i strategjisë ditën e sotme, shihet edhe si një përgjigje ndaj kryeministrit Rama, i cili mëngjesin e sotëm në rubrikën “sy më sy” i parapriu kësaj duke thënë se survejimi i partive politike në zgjedhje është lajthitje.

“Patjetër që duhet të jemi të vendosur, nuk mund të trysnohet administrata, nuk mund të survejohen partitë politike në proces elektoral. Besoj se është lajthitje e momentit dhe të ndalet menjëherë survejimi në terren” – tha Rama.

Mesa duket as SPAK nuk e ka ndërmend të survejoj asnjë forcë politikë, por vetëm do të verifikojë denoncimet dhe raportimet për vepra penale, si një e drejtë dhe detyrim kushtetues që gëzon.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme