Politika 20 February 2025, 19:02 Nga VNA

Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës apo në “varrimin politik” të Erion Veliajt?

Ndaje në Whatsapp
Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës apo

Kryeministri Edi Rama në sheshin Skënderbej ka vënë disa pika mbi i ku dhe ka firmosur fundin politik kryebashkiakut. Siparin e ngriti

nënkryetarja e Bashkisë, Anuela Ristani, në fjalën e saj konfirmoi se drejtimin e kryeqytetit do ta marrë kryeministri Rama.

“I uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës” - tha nenkryetarja.

Ndërsa kryeministri Rama e nisi fjalimin me një “meq culpa” me kritikën për militantët e PS që shkuan para GJKKO gjatë procesit gjyqësor të Veliajt, duke thënë se ishte një gabim dhe se nuk duhet të ndodh më.

“Disa nga ju shkuan edhe tek dera e gjykatës për të protestuar ditën që kryetari i bashkisë u la në burg pa gjyq. Nuk dua ti gjykoj keq, përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më as nga ju dhe as nga punëtorët e shtetit” – tha Rama.

Më tej Rama ia lë fatin e Erion Veliajt drejtësisë, ndërsa tha se nuk i takon PS të caktojë nëse Veliaj është i fajshëm apo i pafajshëm.

“Nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor. Ama, përtej kësaj çështje specifike që është e drejtësisë dhe jo e jona, askush dhe asgjë, asnjë buf dhe asnjë specie nuk e mbulon dot me shoshën e blozës së llumit diellin e transformimit të Tiranës tone” – tha Rama.

Frika se SPAK mund të veprojë me zyrtarë të tjerë të korruptuar u pa edhe sot në fjalimin e kryeministrit, ku ka çuar një tjetër mesazh për Prokurorinë e Posaçme duke kërkuar që t’i jepet fund praktikës me pranga për zyrtarët në detyrë.

“Uroj dhe dua të besoj akoma se përtej asaj çfarë mendojnë në përfaqësinë e tij, organet e drejtësisë do t’ia japin kryebashkiakut të Tiranës të drejtën më elementare të një gjyqi dinjitoz. Duke i dhënë fund praktikës brutale të prangave pa gjyq për kryebashkiak dhe për punonjës të shtetit në detyrë" – u shpreh ai.

Ndër të tjera Rama bëri edhe një paralelizëm ku tha se, gabimet e politikës nuk shkatërrojnë jetë njerëzish apo familje, siç ndodh kur gabon drejtësia.

“Edhe organet e reja të drejtësisë, nuk kanë se si të jenë të pagabueshme. Unë e di që gabimet tona nuk shkatërrojnë jetë njerëzish, familje, sipërmarrje, punë e deri dhe interesa publike, siç ndodh kur gabon drejtësia”

Por ky krahasim i kryeministrit nuk qëndron për faktin se nëse një gabim i drejtësisë merr shkatërron fatin e një personi, gabimi i politikanëve kanë shkatërruar fatin e qindra mijëra shqiptarëve. Për gabimet e qëllimshme të politikanëve sot mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi, qindra të tjerë janë burgosur nga pamundësia për të paguar dritat, shumë të tjerë jetojnë në pamundësi ekonomike.

Prandaj, deklaratat propagandistike të kryeministrit nuk i hanë as punonjësit e pastrimit që me gjasë i kanë detyruar të paraqiten sot në shesh, pasi vetëm ata kanë mbetur në bashkinë e Tiranës që gjysmën e drejtuesve duke filluar nga kryetari e deri tëk drejtorët, i ka në qelitë e burgut nën dyshime për korrupsion dhe pastrim parash.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme