Politika 21 February 2025, 00:19 Nga VNA

New York Times reagon ndaj Berishës: Akuzat e Berishës janë të pabaza

Ndaje në Whatsapp
New York Times reagon ndaj Berishës: Akuzat e Berishës janë

Gazetari i njohur i gazetës New York Times Kenneth P. Vogel ka hedhur poshtë akuzën e Sali Berishës ndaj gazetës New York Times se ajo është paguar nga Edi Rama 150 mijë euro për shkrimin për LaCivitën, i cili deklaroi se nuk po lobon për heqjen e sanksioneve ndaj Sali Berishës.

Në një postim në rrjetin X, Kennet Vogel poston deklaratën e Berishës dhe shkruan:

“Sali Berisha, udhëheqësi i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, se ka paguar mua (ose @nytimes) 150 mijë euro për të shkruar një histori mbi punësimin e partisë së Berishës të @ChrisLaCivita. Akuzat e Berishës janë të pabaza.”

Nuk dihet nëse gazetari do ta padisë në gjyq Berishën për këtë shpifje, por një nga pengesat ende është që Berisha nuk shkon dot në SHBA.

https://x.com/kenvogel/status/1892692385345245481?s=46  

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme