Politika 20 February 2025, 23:23 Nga VNA

Berisha do shkrij SPAK-un në emër të opozitarizmit, por sondazhet thonë të kundërtën  

Ndaje në Whatsapp
Berisha do shkrij SPAK-un në emër të opozitarizmit, por sondazhet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në emisionin “Debat” në A2 CNN ka folur për zotimin publik se kur të vij në pushtet do të shkrij SPAK-un. Berisha tha se nëse do të pranonte një prokurori politike, atëherë ai do të tradhtonte opozitarizmin.

“Nëqoftëse unë do pranoja këtë Prokurori siç është unë do isha një tradhtar, më i madhi në historinë e opozitarizmit në Shqipëri. Unë kam këtu tre rezoluta ndërkombëtare. Të cilat damkosin SPAK-un si prokurori politike. Nëse unë si opozitar do pranoja një prokurori politike, unë do pranoja një gjëmë të madhe për vendin tim” - tha Berisha.

Qasja e kreut të PD që t’i veshi arsyen e opozitarizmit aksionit të tij anti-SPAK, nuk qëndron aspak. Kjo për faktin se sondazhet kanë treguar që Prokuroria e Posaçme është institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Dhe dhe nëse do i referohemi sondazhit më të fundit, i publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, besueshmëria e qytetarëve ndaj SPAK shkon në 76%.

Prandaj, një kandidat për kryeministër që kërkon të përfaqësojë të pakënaqurit dhe të rrëzojë qeverinë që ka më shumë të arrestuar nga SPAK, më e pakta që mund të bëjë është ta mbështesë institucionin më të besueshëm nga qytetarët. Çdo deklaratë kundër tij, është firo në votat elektorale.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme