Politika 21 February 2025, 11:29 Nga VNA

Akuzat se udhëtoi me biznesmenin/ Reagon Erion Veliaj nga qelia

Ndaje në Whatsapp
Akuzat se udhëtoi me biznesmenin/ Reagon Erion Veliaj nga qelia

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura ndaj tij, duke i cilësuar ato si “qesharake dhe të sajuara”. Ai u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se do të vazhdojë të denoncojë çdo padrejtësi.

Veliaj iu referua një prej akuzave ndaj tij, sipas së cilës ai ka ndikuar në emërimin e një zëvendësministreje si shpërblim për një udhëtim me avion në vitin 2004. Ai e cilësoi këtë pretendim si absurd, duke theksuar se zëvendësministrat emërohen nga këshilli i ministrave dhe jo nga ministri.

“Unë kam qenë në avione, në të cilët kanë hipur me mijëra njerëz në 20 vite, ndaj kjo provë është po aq e dobët sa karakteri banal i atyre që i shpikin këto histori”, tha Veliaj.

Gjithashtu, ai mbrojti punën e Genta Sulës, duke e cilësuar atë si një profesioniste të shkëlqyer, e cila ka kontribuar ndjeshëm në reforma të rëndësishme në fushën e punësimit dhe pensioneve.

“Tani po e kuptoj hezitimin e saj kur i thosha të kalonte në shtet. skuthat kompleksivë që nuk durojnë dot një grua të aftë, të pavarur e të lexuar, i sulen me shpifje”, tha ai.

Veliaj e mbylli reagimin e tij me mesazhin se “padrejtësia diku, kthehet në padrejtësi kudo” dhe se do të vazhdojë të luftojë për drejtësi.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme