Politika 14 October 2024, 10:23 Nga VNA

Rama: Nuk ka marrëveshje tjetër si ajo me Italinë

Ndaje në Whatsapp
Rama: Nuk ka marrëveshje tjetër si ajo me Italinë

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Reuters, përjashton çdo mundësi që të ketë një marrëveshje të ngjashme me atë të Italisë për emigrantët me shtete të tjera në Bashkimin Evropian.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër, sepse Shqipëria ka krijuar një marrëveshje me Italinë dhe Shqipëria nuk mund ta bëjë këtë me të gjithë.

Dhe nëse Gjermania gjen një partner tjetër në rajon, do të ishte mirë të shihej nëse funksionon në të njëjtën mënyrë.

Kur mbeten edhe pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, kreu i qeverisë shfaq hapur objektivin e tij për të kandiduar për një mandat të katërt si kryeministër.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Plani është të kandidojmë. Unë besoj se duhet të kandidoj sepse ka punë për të përfunduar.

Në këto tre mandate, ne kemi bërë gjëra të mahnitshme.

Shqipëria ishte vetëm një lajm i keq kur bëhej fjalë për lajme, por tani kemi kapërcyer tavanin e 10 milionë turistëve në një vend ku turizmi ishte një ide e mire, por nuk ishte bërë ende realitet. Ka ende shumë gjëra për tu bërë, siç është lufta kundër korrupsionit që duhet të jetë një luftë e pakthyeshme.

Dhe një nga arsyet që sipas tij shqiptarët duhet t’i besojnë socialistëve një mandat tjetër është edhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Mundësia është tani më shumë se kurrë.

Kështu që synimi ynë gjithsesi është që ta bëjmë Shqipërinë një vend anëtar si një vend për të bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, duke përfshirë të gjitha reformat e ndërtimit të institucioneve, të përmbushin të gjitha kriteret dhe standardet brenda vitit 2030.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme