Politika 13 October 2024, 10:09 Nga VNA

Rritja e trajtimit financiar për anëtarët e ushtrisë/ Kategoritë përfituese

Ndaje në Whatsapp
Rritja e trajtimit financiar për anëtarët e ushtrisë/

Vendimi i fundit i qeverisë për rritjen e trajtimit financiar prek në mënyrë të veçantë disa prej strukturave që konsiderohen asete kombëtare, brenda Forcave të Armatosura.

Efektivët e Forcave Speciale, ato Komando, zhytësit e FD, skuadrat e kërkim - shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë do të marrin një shtesë të re mbi pagën, bazuar në këtë vendim:

- efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40000 lekë në muaj;

- Forcat Komando 30000 lekë në muaj;

- ndër këto kategori janë edhe efektivët e kërkim – shpëtimit, të cilët do të marrin deri në 30000 lekë në muaj shtesë mbi pagën;

- efektivët e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, (Explosive Ordnance Disposal - EOD) do të marrin deri 25000 lekë shtesë në muaj;

- ndërsa ata të Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (MADM) deri në 25000 lekë në muaj;

- ndërkaq deri në 25000 lekë në muaj do të jetë trajtimi financiar shtesë që do të marrin efektivët e Policisë Ushtarake;

- një kategori e veçantë janë edhe mjekët e infermierët që shërbejnë në FA. Për mjekët është përcaktuar që të kenë një trajtim financiar shtesë deri në 25000 lekë në muaj, ndërsa për infermierët deri në 18000 lekë shtesë mbi pagën në muaj.

Përmirësimi i ndjeshëm i trajtimit financiar do të rrisë jo vetëm motivimin e efektivëve aktualë, por shërben edhe si një nxitje për të gjithë të rinjtë për t'u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, të cilat ofrojnë karrierë dinjitoze dhe të ardhura përherë e më të mira.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme