Politika 12 October 2024, 09:58 Nga VNA

Shqiptarët pa rrugë, qeveria mendjen tek pistat e garave me makina/ Rama: Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes me Formula 1

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët pa rrugë, qeveria mendjen tek pistat e garave me makina/

Në një kohë kur qytetarët shqiptarë vuajnë për rrugë, qeveria e ka mendjen tek pistat e garave me makina. Kryeministri Edi Rama është shprehur se “jemi në hapin e fundit përpara firmosjes” për sjelljen e Formula 1 në Shqipëri.

Në podkastin “Flasim”, kreu i qeverisë u shpreh se do të jemi i pari vend në historinë e Formula 1 që nuk i kemi parametrat ekonomikë për të qenë në Formula 1 Ai u shpreh se nuk nget dot një makinë dhe as nuk është tifoz i këtij sporti, por theksoi se ia di impaktin,

“Zor se nuk e di njeri, unë nuk ngas dot një makinë, nuk jam përpjekur kurrë që ta mësoj, nuk ngas dot një motor, nuk jam përpjekur kurrë që ta bëj. Dikur kam ngarë biçikletën, përgjithësisht korrekt. Me botën e 4 rrotave më ka lidhur, njërin që mbaj mend vetëm si mjegull, gjyshi im i cili ishte i çmendur mbas makinave, një çmenduri që e çoi deri në timonin  Mbretit Zog. Nisëm sjelljen e Formula 1 në Shqipëri në cirkuitin bë Elbasan që ka filluar të ndërtohet, shpresoj që së shpejti, nëse nuk ndërhyjnë gjëra të tjera, të bëjmë anonçimin e madh të ditës dhe vitit kur Shqipëria do të hyjë në këtë hartë.

Nëse do arrihet do të jemi nga të paktat vende të Evropës që kanë Formula 1, do të jemi i pari vend në historinë e Formula 1 që nuk i kemi parametrat ekonomikë për të qenë në Formula, do jemi i pari vendi në zhvillim që do të hyjmë në Formula 1 dhe ky është një rezultat i asaj që ndodh me rritjen e reputacionin dhe respektit për Shqipërinë. Nuk them kurrë që mbaroi derisa nuk ka mbaruar, kjo për mua vlen në çdo punë, Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes dhe me ndihmën e Zotit besoj do të ndodhë.

Është nga të gjitha sportet, që një garë e shikojnë 1 miliard njerëz. Kjo për Shqipërinë dhe Elbasanin, llogarit sa prej tyre mendojnë që vitin tjetër do të shkojnë në Shqipëri. Është sfiduese për infrastrukturën hoteliere, por është një motor ekonomie i shtuar për vendin. Nuk jam tifoz i 4 rrotave, më kanë ftuar të shkoj në garat e Formula 1 dhe i kam refuzuar, më duket një absurd të rri atje. Ia di vlerën dhe impaktin këtij sporti” – u shpreh Rama.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme