Politika 11 October 2024, 15:17 Nga VNA

Debatet e nxehta dhe retorika e vjetër: Si po bien politikanët e rinj në kurthin e diskurursit tradicional

Ndaje në Whatsapp
Debatet e nxehta dhe retorika e vjetër: Si po bien politikanët e rinj

Përfaqësojnë parti relativisht të vogla dhe të paprovuara, por akuzat ndaj njëri-tjetrit janë të forta, dhe agresiviteti është i madh. Bëhet fjalë për Adriatik Lapaj, Endri Shabanin apo Arlind Qorin, të cilët kohët e fundit në debate televizive nuk i kanë kursyer sulmet ndaj njëri-tjetrit, të ngjashme me ato që Rama, Berisha apo Meta shkëmbejnë prej 30 vitesh. Jo më larg se mbrëmë, në një debat televiziv në Vizion Plus, kryetari i lëvizjes Bashkë dhe sekretari i përgjithshëm i partisë së Ilir Metës shkëmbyen akuza të forta lidhur me fondet e partive përkatëse në fushatë.

Tedi Blushi ka akuzuar Qorin se partia e tij ka vjedhur dhe se ai vetë nuk po justifikon rrogën. Arlind Qori i është përgjigjur se LRI është një parti që financohet nga hajduti më i madh në histori, Ilir Meta. Blushi dhe Qori kanë etiketuar njëri-tjetrin dhe me epitete të tjera, duke mos bërë ndonjë ndryshim nga debati i dy ditëve më parë, ai mes Adriatik Lapaj dhe Tedi Blushit, kur sërish fyerjet dhe sharjet personale pa etikë komunikimi kanë shoqëruar diskutimin në studio. Ndoshta përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Blushi, ka zgjedhur strategjinë për të destabilizuar bisedën dhe bashkëbiseduesin me këto forma. Por, si mundet që këta të rinj të politikës të bien në kurthin e retorikës së vjetëruar që është bërë e lodhshme për shqiptarët? E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Endri Shabanin e nismës Thurrje, i cili pak ditë më parë në një debat televiziv iu drejtua Gazment Bardhit me epitetet fyese “idiot dhe shpifës”.

Kjo rrugë e të bërit politikë vetëm pak muaj para zgjedhjeve nuk duket shumë premtuese për ata që pretendojnë të sjellin rrotacionin dhe një politikë ndryshe. Nëse diskursi politik dhe komunikimi publik janë të njëjtë me partitë tradicionale, liderët dhe pinjollët e tyre, atëherë çfarë të reje gjen publiku tek këto figura? Çfarë shprese ngjallin këta të rinj që kanë adoptuar gjuhën e politikës së vjetër? Nuk ka mbetur shumë kohë deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ku alternativat e reja mund dhe duhet të ndahen nga politika e vjetër, metodat dhe mënyrat e saj. Përndryshe, vështirë që të bindin qytetarët me ofertën e tyre politike.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme