Politika 10 October 2024, 16:48 Nga VNA

Ervin Salianji i përgjigjet deklaratave të Xhafajt nga burgu: Dhjetë fakte që nuk fshihen dot

Ndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për deklaratat e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, të dhëna një ditë më parë në “Opinion”. Në një reagim të shpërndarë për mediat nga selia blu, Ervin Salianji rendit 10 fakte që sipas tij nuk i fshehin dot.

Sipas tij, Fatmir Xhafaj dhe dështimi i tij publik për të mbrojtur vendimin e Gjykatës së Apelit që e përgatiti vetë. Salianji thekson se vëllai i Xhafajt, Geron Xhafaj, ka qenë i dënuar për trafik droge nga një gjykatë italiane pas një operacioni të DEA-s amerikane dhe e vazhdonte aktivitetin me ndihmën e familjarit të tij ministër.

Salianji përmbyll duke pyetur pse SHISH dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishin nën survejim vëllain e Xhafajt dhe nëse Xhafaj e kishte ndihmuar vëllain të shmangte arrestimin duke dekonspiruar operacionet e prokurorisë.

REAGIM NGA KABINA TELEFONIKE E ERVIN SALIANJIT

Fatmir Xhafaj dështoi që nëpërmjet mashtrimit të mbronte vendimin e Gjykatës që e ka shkruar vetë!

Deklarimet e tij si çdo montim e sajim tjetër në këtë proçes bien të gjitha në përballje me dokumenta shkencore apo dëshmi zyrtare!

Qarja e tij e stisur nga gëzimi që arriti të përdorë funksionet e tij për të “larë” veten dhe përfshirjen dhe ndihmën që i jep trafikantëve ishte neveritëse!

Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane pas një operacioni të DEA-s Amerikane, ishte krenar që e vazhdonte trafikun bashkë me ndihmën e familjarit ministër dhe me emërimet e drejtuesve të policisë, ndërkohë unë jam krenar për veten që në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit, takoja ćdo qytetar dhe protestoja për shqetësimet e tyre, denoncoja trafikun e drogës të qeverisë apo bandar kriminale me emra dhe mbiemra, çdo denoncim në 11 vite opozitë mu faktua si i drejtë me kalimin e kohës!

Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë e paturp të një të moshuari që ka 40 vjet që me keto makinacione e ka zyrën në po të njetin vend tek ish Komiteti Qëndror!

Kështu:

1. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa), ka deklaruar që investigimin e ka autorizuar ai!

​Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e ka kryer ai. ​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.

Të gjitha të dhëna në dosje.

  1. F.Xhafaj tha: ​​Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!

Fakti:​ Prokurorua ka kërkuar 6 muaj konvertuar në shërbim prove.

  1. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!Fakti:​Ervin Salianji, investigimin e ka marrë të gatshëm dhe në fillimet e denoncimit kam ruajtur anonimitetin e dëshmitarëve dhe invetigiesve që më pas i identifikoi vetë Geron Xhafaj! Dëshmitariivetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitariirremë Alizotiicili instruktohet dhe paguhet nga drejtoret e policise qe të luaje rolin e Gerontit!

    Ndërkohë ky personazh eshte kontigjent i policisë dhe nuk ka për një komunikim timin me Alizotin!

    Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.

  2. F.Xhafaj tha: ​​Vëllai im Geroni në orën 13:30 ka qenë në Fier!

Fakti:​Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e qelizave telefonike të cilatika prokuroria, qartazi nga ora 12.48 – personat Albert Veliu (babalja) Agron (geron ) Xhafaj dhe Gazetari jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, lokali Geron Xhafaj në Vlorë.

  1. F.Xhafaj tha: ​​Komunikimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​Tabulatet telefonike tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun kur na kerkuan mbrojtjen per shkak te investigimit te forte!

Dokumenti:

  1. F.Xhafaj tha: ​​Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!

    Fakti:​Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në cdo deklaratë imen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë.

    Faktithënë para drejtësisë.

  2. F.Xhafaj tha: ​​Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë qe e kane sajuar!

    Fakti:​Përgjimet e stimuluara duke dhenë para Alizotit drejtuesit e policise, mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu ithotë Fredi Alizotit : “ – Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?

  3. F.Xhafaj tha: ​​Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.

Fakti:​Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, së pari nuk e arrestoi dhe as e mbajten ne Shqiperi qe te hetohej, ti merrej celulari, komunikimet, komunikimet me drejtuesit e policise, me trafikantet etj.

  1. F.Xhafaj tha: ​​Geroni, Vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.

    Fakti:​Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që most ë niste hetimiiri penal për Geron Xhafën nga drejtësia.

    ​Gazetari Jetmir Olldashi la deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë.

    ​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin. Thelbi i dënimit tim politik eshte i qartë, të denohet denoncuesi dhe të devijohen hetimet që Agron dhe Fatmir Xhafaj të shpetonin nga denimi me burg për trafik dorge në bashkëpunim!

  2. F.Xhafaj: ​përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.

Fakti:​Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet ti përgjigjen kësaj pyetje: Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent sipas tij ishte i pastër? Dhe a e ka ndihmuar ai familjarin e vet nga arrestimi pêr trafikun e drogës duke dekonspiruar operacionet e prokurorisë?!

  1. Xhafaj tha nuk eshte dorezuar paisja origjinale!

Fakt. Paisja origjinale eshte dorezuar tek krimet e renda dhe gjykata nuk pranoi ta merrte si prove! Pavaresisht kesaj akt ekspertiza e laboratorit britanik ka vertetuar qe zeri i Agron Xhafajt eshte i njejte/i ngjashem me zerin e publikuar nga ana e Partisë Demokratike!

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme