Politika 10 October 2024, 12:21 Nga VNA

"Karma të rikthehet" Sokol Balla paralajmëron Gazment Bardhin. Letra publike

Ndaje në Whatsapp
"Karma të rikthehet" Sokol Balla paralajmëron Gazment

Sokol Balla, gjatë një monologu televiziv, shprehu një paralajmërim ndaj Gazment Bardhit lidhur me publikimin e mesazheve që pretendojnë se ai ka marrë financime nga individë të përfshirë në krim. Mesazhet, të cilat sipas pretendimeve janë nga aplikacioni i koduar “SKY ECC”, përfshinin Erigers Mihasin dhe Ervis Martinajn dhe thuhej se ata kishin financuar Bardhin me 100 mijë euro për fushatën elektorale.

Balla këshilloi Bardhin që të jetë më i kujdesshëm me informacionet që publikon dhe i përmendi si shembull rastin e Salianjit, i cili ka përfunduar në burg, dhe atë të Ervis Martinajt, i cili është zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Ky paralajmërim nënkupton që veprimet e pamatura mund të kenë pasoja serioze.

"Gazment Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë edhe SPAK sot e paralajmëroi, e njoftoi se mesazhet që e lidhin me Vis Martinajn ishin të sajuara, por duke e këshilluar që herë tjetër të mos nxitohet ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara. Ndoshta një paralajmërim që ai të mos thellohet në gabimet e Salianjit, pasi karma të rikthehet herë në formën e Vinit, herë në formën e Visit dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur”, nënvizoi Sokol Balla

Pas monologut ka reaguar Gazment Bardhi me një letër të hapur drejtuar Sokol Balles dhe Edi Ramës. Bardhi shkruan:

Të falënderoj shumë për “këshillën”, por më lejo të të informoj ty dhe përmes teje Edi Ramën, se unë kam vendosur t’i shërbej interesit publik, pra do të THELLOHEM në denoncime! Por si gjithmonë, me fakte e prova!

Fati i keq i Edi Ramës dhe kujtdo që leh për llogari të pushtetit të tij është që kurrë nuk ka ndodhur që denoncimet e mija me fakte e prova të kenë rezultuar të pavërteta. Propaganda i ka sulmuar për disa ditë, por nuk e ka mbuluar dot kurrë të VËRTETËN!

Prandaj, rri i qetë dhe mos u shqetëso për fundin tim! Ndërkohë, fillo e shqetësohu seriozisht për fundin e Edi Ramës dhe të kujtdo që leh çdo ditë për llogari të pushtetit të tij!”

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme