Politika 9 October 2024, 20:50 Nga VNA

“As Kim Jong Un s’e ka bërë”,Berisha: Rama ka shpallur veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës

Ndaje në Whatsapp
“As Kim Jong Un s’e ka bërë”,Berisha: Rama ka

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në protestën poshtë shtëpisë së tij, tha se kryeministrit Edi Rama ka sjellë dhe ligjin e fundit për ti dhënë goditjen vdekësore universiteteve të vendit, por ka sjellë ligjin me të cilin shpall veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës.

Berisha gjithashtu tha se etja e tij për pushtet, është e pakufishme dhe se as Kim Jong Un i Koresë së Veriut, nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar shkencor të Koresë.

“Së fundi të dashur miq, ka sjellë dhe ligjin e fundit për ti dhënë goditjen vdekësore universiteteve të vendit. Ka sjellë ligjin me të cilin shpall veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës. Një injorant, një njeri i cili sikur qoftë edhe një nanogram mend të kishte, një vendim të tillë nuk mund ta mirrte kurrë. Shkenca është e atyre që bëjnë shkencën dhe jo e injorantëve dhe hajdutëve. Mirëpo miqtë mi, me këtë ligj, me këtë vendim ai i ka dhënë një goditje fatale universiteteve të vendit, për të cilët liria akademike, nënkupton lirinë e kërkimit shkencor. Është jetike, sa është ajri për zogjtë që fluturojnë.

Në këshillin kombëtar të shkencës, më në krye kryeinjorantin e shkencës, Edi Rama, Lubi Balluku ka tre përfaqësues, përveç vetes dhe dy të tjerë.

Në këtë këshill, korba e korrupsionit Manasterliu, ka tre përfaqësues. Kurse universitete publike të vendit kanë gjithsej 3 përfaqësues. Kanë gjithësej për shkencën ato të cilat kanë trupat akademike, kanë talentet, kanë studiuesit, ato barazohen të gjithë së bashku me aq sa ka Lubi Balluku, me aq sa ka Korba e covidit dhe ndonjë tjetër. Miq! Nuk kanë ekzistuar kurrë në diktaturën moniste të Enver Hoxhës, përqendrime të tilla të pushtetit në duart e një njeriu. Kurrë, kurrë. Etja e tij për pushtet, është e pakufishme sot. Duhet ta ndalim, është radha jonë. Unë ju betohem se as Kim Jong Un i Koresë së Veriut, nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar shkencor të Koresë.

Se as Kim Jong Un, diktatori mizor nuk firmos për çdo ndërtim në vendin e tij. Se as Kim Jong Un, diktatori barbar nuk është kryetar i këshillit të ujërave të Koresë. Çfarë ndodh me ne miq, bien këmbanët, çdo ditë që kalon është poshtërim për shqiparët. Çdo ditë që kalon duhet të jemi në betejë, në betejë, në betejë. Është radha jonë, është radha jonë, është rradha jonë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!” tha Berisha.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme