Politika 9 October 2024, 15:06 Nga VNA

"Gërdeci", Mediu i zhgënjyer nga drejtësia e re: Partia ka vendosur viktimën e radhës

Ndaje në Whatsapp
"Gërdeci", Mediu i zhgënjyer nga drejtësia e re: Partia

"Mendoj se gjykata e prokuroria nëse duan të zbulojnë të vërtetën, mund ta bënin aktin e ekspertimit".

Kështu i shpreh ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu për mediat pas rrëzimit të kërkesës nga Gjykata e Posaçme  kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Në një deklaratë për mediat pas këtij vendimi, Mediu u shpreh se ky është një akt nul, por që do t’i qëndrojë deri në fund të vërtetës së tij.

Sipas tij nëse gjykata e prokuroria nëse duan të zbulojnë të vërtetën, mund ta bënin aktin e ekspertimit. “Është një akt nul, që nuk reflekton as ligje dhe as marrëdhënie. Nëse ne paskemi qenë dritë shkurtër, ne si ministri mbrojte paskemi qenë siç pretendojnë ata, po partnerët tanë pse investuan pas Gërdecit 24 mln euro dhe u kthyen 7 mln euro. Pra një dëm rreth 17 mln dollarë. Asnjëherë demontimi nuk ka qenë me fitim".

Mediu theksoi se Sekretari amerikan i mbrojtjes, ministri gjerman dhe gjeneralë kanë pranuar të dëshmojnë në këtë çështje dhe kjo sipas tij është rruga e të vërtetës për drejtësi. Duke e konsideruar një proces në kundërshtim me ligjin, Mediu shprehet i zhgënjyer nga drejtësia e re, që sipas tij duhet të ishte si e një vendi të NATO-së dhe jo e kohës së diktaturës.

“Nëse po bëjnë një proces në kundërshtim më ligjin e argumentet absurdë, mendoj që kjo nuk është më drejtësi. Kemi shpresuar për drejtësi të një vendi anëtar të NATO-s dhe jo kohën kur brohorisnim tradhtari në litar. Kjo nuk është më drejtësi. Nëse partia ka vendosur që Mediu të jetë viktima e radhës të na rrojë partia!”

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme