Politika 8 October 2024, 18:50 Nga VNA

Alibeaj komenton protestën e PD: Qytetarët kanë braktisur Sali Berishën

Ndaje në Whatsapp
Alibeaj komenton protestën e PD: Qytetarët kanë braktisur Sali

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka komentuar mosbindjen civile që u mbajt dje nga PD e Berishës dhe tha se masiviteti i protestave të 2019-ës ishte ku e ku më lart se protesta e djeshme. Sipas tij, Berishën e ka braktisur populli.

”Protesta ishte për të testuar madhësinë në publik dhe pas kësaj proteste mund të thuhet se publiku e ka braktisur. Shumica e shqiptarëve e ka braktisur Edi Ramën, pasi ai mori 48 % në 2021, pra nuk ishte shumicë. Tani çështja është se pse këtë segmentin e opozitës nuk e mbështesin shqiptarët? Për të qenë korrekt me shqiptarët mund të them se kështu e kanë zgjedhur dhe kështu le të vazhdojnë”, tha Alibeaj.

Alibeaj gjithashtu tha se ky segment opozitar nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve dhe se shtoi se nuk mundet kurrsesi që PD ka drejtuar tytat drejt drejtësisë së re.

”Humbi zgjedhjet në Kukës, nuk po përfshij Himarën se ka hije dyshimi, humbje në zgjedhjet e 2023-it, pra këta nuk përfaqësojnë më shqiptarët që nuk duan qeverinë e Edi Ramës. Prova e dhimbshme ishte protesta e djeshme. Pavërësisht problemeve që ka drejtësia, PD duhej të mbështeste SPAK dhe GJKKO, pasi një drejtësi që godet nga pushteti duhet parë si aleate” - tha Alibeaj.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme