Politika 8 October 2024, 14:57 Nga VNA

Loja e rrezikshme, politika në besimin fetar

Ndaje në Whatsapp
Loja e rrezikshme, politika në besimin fetar

Përurimi i Xhamisë së Namazgjasë është padyshim një lajm i mirë për besimtarët myslimanë, edhe pse debatet, më së shumti politike dhe dashakeqe, që e kanë shoqëruar që nga nisja e ndërtimit e deri më sot, janë përpjekur të zbehin disi vlerën e vërtetë që ka ky objekt kulti. Besimtarët myslimanë e kanë merituar prej kohësh një hapësirë faljeje të tillë, ashtu si besimtarët ortodoksë dhe katolikë ndërtuan katedralet përkatëse dekada më parë, nga rënia e komunizmit. Por, siç ndodh rëndom, politika përpiqet të fusë hundët dhe të përdorë ndjeshmëritë e besimtarëve, duke synuar të përfitojë sa më shumë prej tyre.

Së fundmi, miratimi i drejtimit të kësaj xhamie nga një imam turk ka nisur të shkaktojë debate, zanafilla e të cilave duket se lidhet më shumë me marrëdhënien e komplikuar mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit të Turqisë. Është ende e paqartë dhe e pakuptueshme pse xhamia më e madhe në vend do të drejtohet nga një imam turk, edhe pse qartazi kjo duket të jetë dhurata servile që Edi Rama do t’i bëjë Erdoganit gjatë ceremonisë së inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë.

Edhe pse ky caktim mund të zemërojë shumë nga besimtarët, Rama nuk pyet shumë para faktit se me këto elozhe do të fitojë për një moment vëmendjen dhe mirënjohjen e Erdoganit. Pas 30 vitesh ushtrim të lirë të besimit, nuk ka pse të mos jetë një imam shqiptar ai që drejton xhaminë më të madhe në vend.. Emërimi vjen pas projektit të shpallur nga Rama të shtetit Bektashi, një projekt kryekëput politik, përzien rrezikshëm fenë me politikën dhe çon edhe në copëzim të territorit të shtetit shqiptar.

Kështu ky emërim synon të përçajë edhe më tej komunitetin mysliman, i cili edhe në situatën aktuale është plot me probleme përkatësie dhe ta nënshtrojë atë ndaj luftës politike. Ndërsa presidenti turk, me këtë lëvizje, pretendon se arrin objektivin për largimin e “gylenistëve” nga komuniteti mysliman, kryeministri shqiptar i shton dhe një gur murit përçarës të besimtarëve shqiptarë. Besimtarëve shqiptarë do t’u mbyllet goja për të protestuar kundër pranisë së klerikëve të huaj në komunitetet fetare, veçanërisht kundër emërimit të paligjshëm të Janullatosit në vitin e largët 1992 nën bekimin e sih-Presidentit Berisha.

Dhe e gjitha kjo bëhet më emergjente po të kemi parasysh që, nën drejtimin e Ramës, çuditërisht, regjistrimi i popullsisë prishi balancën tradicionale të feve ndër shqiptarë. Ndaj, këshilla më e mirë që mund t’u jepet atyre që ndihmuan dhe kontribuuan që besimtarët shqiptarë të kenë faltoren e tyre, është të mos e lejojnë Ramën të shkelë në atë xhami. Si hileqar, ai po përpiqet ta përdorë këtë ngjarje për interesat e veta meskine, dhe presidenti Erdogan duhet të kuptojë që Shqipëria është më shumë se Edi Rama dhe “servilizmat” e tij në dukje ndaj presidentit turk.

Marrëdhënia e mirë e Shqipërisë me Turqinë është edhe më jetëgjatë se çdo miqësi që mund të kenë dy drejtues të përkohshëm të këtyre shteteve dhe rob të përkohshëm në këtë jetë.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme