Politika 7 October 2024, 22:01 Nga VNA

Marshim dhe molotov ndaj insitucioneve, çfarë ndodhi në tre orët e protestës së opozitës

Ndaje në Whatsapp
Marshim dhe molotov ndaj insitucioneve, çfarë ndodhi në tre

Tre orë ka zgjatur mosbindja civile e opozitës mbrëmjen e sotme dhe kryefjalë e saj ishte marshimi në rruglt e Tiranës, molotovë ndaj institucioneve dhe gazi lotësjellës nga ana e policisë.

Tubimi nisi rreth orës 18 të pasdites kur drejtuesit e PD dolën nga selia dhe bashkë me protestuesit që i prisnin jashtë, iu drejtuan kryeministrisë. Pasi mbërritën në bulevard, deputetët filluan të shtyhen me kordonin e policisë, gjë që shërbeu për të ndezur protestuesit të cilët filluan të hidhnin molotiv. Incidenti i vetëm që u regjistrua tek kryeministria ishte vetëm djegia e pemës para godinës.

Pasi qëndruan vetëm pak minuta aty, deputetët dhe protestuesit filluan marshimin nëpër Tiranë dhe destinacioni tjetër ishte selia e Partisë Socialiste. Edhe aty u hodhën disa molotov duke djegur banderolën me imazhin e Edi Ramës dhe për të vazhduar më pas drejt Ministrisë së Brendshme dhe bashkisë së Tiranës.

Molotov u hodhën edhe në këto dy institucione, por duke qenë se më shumë u sulmua bashkia, policia përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën.

Më tej marshimi vazhdoi nga Banka tek “15 katëshi” dhe në drejtim të Parlamentit. Policia e cila kishte rrethuar godinën, nuk u la mundësi të qëndronin apo të hidhnin molotov pasi hodhi menjëherë gaz lotsjellës duke i shpërndarë sërish.

Sasia e madhe e gazit lotësjellës detyroi deputetët që të mbyllin protestën 2 orë para lejes që kishin marrë në Polici. Sekretari i PD, Flamur Noka, foli për mediat dhe tha se ky është hapi i parë i mosbindjes civile dhe se kjo do të vazhdojë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

“Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e qytetit të Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh. Mesazhi ishte, jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz lotësjellës dhe as me dhunë, nuk e fitojnë dot kurrë. Qytetarët sot i dhanë një leksion, ne do jemi këtu të vazhdojnë mosbindjes civile derisa synimet tona të arrihen, derisa kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Narkosi duhet të largohet, duhet t’i hapë rrugë një qeverie teknike që t’i ofrojë vendit paqe sociale dhe zgjedhje të lira.

Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do u njoftojmë, ne jemi në mosbindje civile. Sot ata janë duke u dridhur janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve i ka kallur datën. Me mijëra force policie kanë rrethuar bunkerin e Surrelit pasi sulltani atje dridhet dhe nuk fle i qetë. I gjithë shteti në panik, nuk ndalohe as me polici as me gaz revolta qytetare. Kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile. Fitore!” – tha Noka.

Ndërsa gjatë protestës pati një reagim edhe nga Policia e Shtetit e cila shprehej se nga përplasjet janë lënduar 10 evektiv, ndërsa janë evidentuar personat  të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet.

 

 

 

 

 

 

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme