Politika 7 October 2024, 14:38 Nga VNA

Berisha kërkon rrëzimin e masave të GJKKO, Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës

Ndaje në Whatsapp
Berisha kërkon rrëzimin e masave të GJKKO, Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë më 19 nëntor kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Apelit të GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Berisha kërkon rrëzimin e masave të vendosura nga Prokuroria e Posaçme dhe GJKKO ndaj tij, në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Kreu i PD pretendon se si deputet masat e SPAK dhe të GJKKO ishin të paligjshme pasi ai gëzonte mandatin parlamentar dhe duhej të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit më parë. Një vit më parë, SPAK caktoi masën detyrim paraqitje për Berishën dhe bllokimin e pasaportës, të cilat u lanë në fuqi nga GJKKO dhe Apeli i Posaçëm.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme