Politika 5 October 2024, 17:30 Nga VNA

Vengu e pranon: Hidrovori në Vlorë u bë shkak për përmbytjet, do dëmshpërblehen banesat e bizneset

Ndaje në Whatsapp
Vengu e pranon: Hidrovori në Vlorë u bë shkak për

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave në Vlorë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi se forcat e ushtrisë po punojnë për të rikthyer në funksionim normal stacionin e pompimit dhe hidrovorin, një nga katër pompat e të cilit u përfshi nga flakët ditën e sotme. “Kemi aktualisht ende 250 forca civile dhe ushtarake në terren në zonat e prekura. Mbetet ende një pjesë e pallateve dhe garazheve nën ujë. Të gjitha forcat janë angazhuar që të vihet në funksion të plotë stacioni i pompimit sikundër edhe Hidrovori të vijojë punën në kushte optimale. Jemi në situatë ku po bëjmë të mundur evidentimin e dëmeve. Lagjja historike ka pasur disa problematika, dhe kemi 5 grupe të Bashkisë”, deklaroi ministri. Vengu tha se shkak kryesor për përmbytjet, përtej reshjeve të shumta ka qenë edhe sistemi i pompimit për shkak se hidrovori s’ka qenë në kushte optimale. Ai paralajmëroi se do të dëmshpërblehen përveç banesave edhe për bizneset për dëmet e pësuara. "Jemi në një situatë tashmë ku po bëjmë të mundur dhe evidentimi e dëmeve që ti qëndrojmë pranë qytetarëve dhe bizneseve. Lagja historike ka pasur disa problematika dhe është prekur dhe kemi pesë grupe në fakt të bashkisë. Tani është momenti që ti qëndrojmë pranë të gjithë qytetarëve, të evidentojmë dëmet dhe të shfrytëzojmë të gjitha ato instrumente financiarë dhe rregullatorë që i japin mundësinë qoftë bashkisë, qoftë agjencisë kombëtare të Emergjencave Civile që të dëmshpërblejë banorët për të gjitha këto dëme që janë konstatuar, dhe do bëjmë të mundur që në një periudhë shumë të shkurtër të japim dhe resurset e nevojshme financiare. Ka shkaqe objektive, kemi një situatë ku në shumë pak orë kanë vërshuar 20 cm ujë në një zonë gjeografike të limituar dhe pa dyshim që këto janë shkaqet e para objektive. Ka gjithashtu dhe shkaqe teknike që lidhen me situatën e të gjithë rrjetit infrastrukturor dhe evakuimit të ujërave të zeza dhe të bardha në nivel bashkie dhe qarku, dhe këto janë shumë evidente nga të gjitha ekipet sot në terren që nga kolektorët e deri tek hidrovoret dhe stacionet e pompimit situata nuk ka qenë detyrimisht në kushte optimale dhe na duhet patjetër që të reagojmë dhe të përmirësojmë atë përmes investimeve në javët dhe muajt në vijim", tha ministri i Mbrojtjes.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme