Politika 4 October 2024, 21:29 Nga VNA

Begaj reagon për përmbytjet në Bosnje dhe asnjë fjalë për situatën në vend

Ndaje në Whatsapp
Begaj reagon për përmbytjet në Bosnje dhe asnjë fjalë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku deri tani raportohet për disa të vdekur. Me anë të një mesazhi në X, Begaj i shprehu ngushëllimet homologut të tij dhe familjarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra të zhdukur në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnje dhe Hercegovinë. I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve të viktimave për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore! Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar rëndë nga kjo katastrofë natyrore”, – u shpreh Presidenti.

Kreu i shtetit ka harruar që në mesazhin e tij të shtonte dhe ndonjë fjalë për përmbytjet në vendin tonë, pasi në qytetin e Vlorës ditën e sotme janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar dhe disa lagje të qytetit janë nën pushtetin e ujit dhe pa energji elektrike. Më e pakta mund të ishte një thirrje për institucionet në vend që të jenë në gatishmëri të plotë.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme