Politika 4 October 2024, 21:52 Nga VNA

Fatmir Xhafaj, arkitekti i reformës në drejtësi që të gjithë i kthyen shpinën

Ndaje në Whatsapp
Fatmir Xhafaj, arkitekti i reformës në drejtësi që të

Fatmir Xhafajn e tradhtojnë të gjithë. Asnjë përfaqësues nga institucionet e drejtësisë nuk denjon të ulet në tavolinë me Xhafajn, njeriun që njihet si arkitekti i Reformës në drejtësi. Komisioni parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” u ngrit vetëm me votat e socialistëve. Dyshimet mbi këtë komision dolën menjëherë në sipërfaqe, pasi u pa qartë se qëllimi i vetëm ishte vënia nën kontroll tërësor të institucioneve të drejtësisë, konkretisht SPAK, institucionit që po heton zyrtarë të lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

Edhe pse tingëlloi i nxituar, komisioni Xhafaj punoi dhe gjatë gushtit, duke thirrur një tryezë ekspertësh në pritje të përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë. Por, pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës për t’u thënë shqiptarëve se nisma ishte në të mirë të tyre, komisioni Xhafaj u braktis nga të gjithë. Deri më tani, thuajse të gjitha institucionet kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë komision. Fatmir Xhafaj, që është parë nga të gjithë si njeriu i amerikanëve që ka udhëhequr reformën në drejtësi, sot po shpërfillet haptazi edhe nga elementë brenda sistemit që ai vetë ka promovuar. Por duket se kur janë pas partnerët, ata që mundësuan dhe mbikëqyrën reformën në drejtësi, të gjithë i harrojnë nderet dhe e lënë në baltë. Komisioni ka gjasa të vijojë punën vetëm me socialistët në tavolinë, të cilët sigurisht do të dalin me një produkt final. Edhe pse në nderin e tij si deputet do të ishte përfundimi i punës së këtij komisioni, Xhafaj me gjasë do ta zvarrisë punën me shpresën se të paktën disa ekspertë vendas do ta mbështesin në mbledhje.

Por përtej draftit final, një gjë na dëshmoi ky komision: Fatmir Xhafajt po ia kthejnë shpinën të gjithë. Ata që ndodhen brenda sistemit, madje edhe ata që Xhafaj vetë ka promovuar, ia njohin hakmarrjen e hidhur. Dhe ndoshta kjo i ka bindur edhe më shumë se më mirë të jenë larg tij sesa ta pësojnë si disa gjyqtarë dhe prokurorë që u “dogjën” vetëm se emri iu ishte shënuar në listën e Xhafajt. Misioni i ish-nismëtarit të reformës në drejtësi duket të ketë përfunduar. Bashkë me misionin, edhe mbështetja e ndërkombëtarëve duket e vakët. Ndërsa ai që e ndihmoi të zgjidhej deputet në Tiranë, duke kapërcyer herësin, tashmë nuk i ka punët mirë me SPAK-un, i cili duket se ia ka prishur gjumin jo vetëm atyre që kalojnë pragun e tij.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme