Politika 7 October 2024, 08:54 Nga VNA

Opozita protestë/ Skenaret dhe masat e policisë

Ndaje në Whatsapp
Opozita protestë/ Skenaret dhe masat e policisë

Protestë masive e opozitës sot në Tiranë: Priten bllokime të rëndësishme të qarkullimit

Opozita ka paralajmëruar prej ditësh një protestë që do të zhvillohet sot, të hënën, në orën 18:00 në Tiranë. Mbështetësit e opozitës, kryesisht demokratë, do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku pritet të ketë disa bllokime rrugësh të rëndësishme në kryeqytet.

Policia ka njoftuar kufizimin e lëvizjes së automjeteve në disa akse kryesore, përfshirë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe rrugët përreth si “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II”, dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimeve gjatë tubimit, mund të ketë kufizime edhe në pika të tjera strategjike të qytetit, duke përfshirë zonën e ish-Bllokut, rrethrrotullimin “Zogu i Zi”, dhe disa segmente të tjera të qendrës së Tiranës.

Vetë organizatorët janë kujdesur që të mbajnë sekret skenarin. E vetmja gjë që dihet është se mbështetësit e opozitës do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe te selia e PD, teksa më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Aty nuk do të ketë fjalime, ndërsa më pas pritet që turma të lëvizë dhe të bllokohen disa akse rrugore, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Partia Demokratike.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjete në këto zona dhe të përdorin rrugë alternative. Ndërkohë, pjesëmarrja dhe reagimi i qytetarëve do të jenë në vëmendje gjatë orëve në vijim.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme