Politika 5 October 2024, 18:38 Nga VNA

Protesta e 7 Tetorit/ Alizoti: Shqiptarët të sillen si berlinezët e parisienët. Opozita të radikalizohet

Ndaje në Whatsapp
Protesta e 7 Tetorit/ Alizoti: Shqiptarët të sillen si berlinezët

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 tha se shqiptarët duhet të bëjnë atë që bëjnë berlinezët apo parisienët kur dalin e protestojnë, sa herë mendojnë se iu shkelen të drejtat. Alizoti tha se Kuvendi i përket qytetarëve që me votat e tyre çojnë deputetët në sallën e Parlamentit. “Kush ua jep të drejtën këtyre të përjashtojnë deputetët deri në dy muaj? Ne merremi me estetikën, kur këtu nuk funksionon asgjë. Këtu kanë hallin e estetikës, e gjërave banale, në një kohë kur këtu kemi autokraci. Mua më shqetëson se si do të shkojë kombi shqiptar, jo këto gjërat estetike me sherre në Kuvend, që i kemi parë në plot vende”, tha Alizoti. Duke folur për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit, Alizoti tha se “kemi liderin e opozitës që qëndron në arrest prej 1 viti, ndërkohë që dënohet një tjetër demokrat, që nuk ka menaxhuar asnjëherë pushtet. Pse nuk ndodh kjo në asnjë vend tjetër të Europës Lindore?”. “E mbani mend atë këngën “Ju hëngsha zemrën” me të cilën bëri fushatën Edi Rama? Pse kjo është ajo që kanë nevojë shqiptarët. Në një vend ku vrasësit me pagesë janë rrugëve, në një vend ku i pari i Bashkisë akuzohet për miliona pa fund, në një vend ku vidhet me PPP e tendera, ku ish-zv.Kryeministri flet për bëmat e këtij Kryeministri, jepet një dënim i papranueshëm për një djalë opozitar që s’ka bërë kurrë një tender. Opozita duhet të radikalizohet në qëndrimet e saj, opozita po sfidohet dhe duhet të sfidojë Qeverinë”, tha Alizoti. Deputeti demokrat tha se e dënon precedenti në rastin e burgosjes së Ervin Salianjit. “PD nuk e ka zgjedhur asnjëherë radikalizimin, ka folur, por nuk ka qenë radikale. Ku e merr kurajon që përjashton deputetët e opozitës, si mund të përjashtohen 24 deputetë, janë mijëra vota që këta deputetë përfaqësojnë”, tha Alizoti. Ai tha se demokracia jeton nga njerëzit që dalin në rrugë, do thyhen edhe xhama. “Demokracia ruhet nga këta njerëz që dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre”, tha Alizoti. Sipas deputetit, vetëm në diktatura njerëzit nuk dalin dhe nuk kërkojnë të drejtat e tyre.“Parlamenti është jo funksional. Opozita ka të drejtën e saj të radikalizimit dhe të drejtën e shprehjes së saj. Shumë parlamente, përfshi edhe në ato të vendeve nordike, kemi përplasje”, tha Alizoti. Deputeti demokrat Tomor Alizoti shprehet se duhet të kishte pasur një reagim nga ndërkombëtarët në rastin e burgosjes së Ervin Salianjit.Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Alizoti tha se megjithë respektin që ka për ndërkombëtarët dhe diplomatët, opozita duhet të mbrojë veten e saj në rradhë të parë. Alizoti tha se edhe nëse nuk kanë reaguar tani, do të reagojnë më vonë, pasi do t’i shikojnë gjërat më ndryshe.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme