Politika 7 October 2024, 18:37 Nga VNA

Protesta e opozitës/ Policia në gatishmëri, të rinjtë e FRPD dhe një pjesë e protestuesve marshojnë drejt Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp
Protesta e opozitës/ Policia në gatishmëri, të rinjtë e

Forcat e Policisë kanë bllokuar një pjesë të rrugëve kryesore të kryeqytetit, ndërsa kanë rrethuar godinat kryesore qeveritare, por edhe selinë e Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës. Në zonat pas godinës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme janë pozicionuar efektivë të trupave të FNSH si dhe autobotet me ujë. Gjithashtu në oborrin e Parlamentit janë stacionuar forca të shumta policore.

Mbështetësit e opozitës kanë filluar grumbullimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ndërsa një pjesë tjetër e tyre që ishin mbledhur në oborrin e selisë së PD-së janë nisur drejt Kryeministrisë. Turma e mbështetësve udhëhiqet nga të rinjtë e FRPD-së, anëtarët e Kryesisë së PD, deputetët dhe zyrtarë të tjerë të lartë të opozitës.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-07-at-6.22.55-PM.mp4"][/video]

 

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-07-at-6.22.54-PM.mp4"][/video]

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme