Politika 7 October 2024, 16:18 Nga VNA

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria, shtyllat lyhen me graso, vendosen kamera me rezolucion të lartë

Ndaje në Whatsapp
Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria, shtyllat lyhen me graso,

Sot pasdite në orën 18:00 opozita proteston në Tiranë. Mbështetësit e saj janë thirrur për t'u mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, prë t'u drejtuar më tej drejt Kryeministrisë.  PD ka njoftuar se protesta do të zgjasë 4 orë, por që ka lënë të hapur opsionin e zgjatjes së saj përtej orës 22.00.

Plani Në lidhje me protestën dhe masat e marra Policia e Shtetit ka ndarë planin e saj me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale policia dje bëri me dije se ditën e sotme në Tiranë, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Gjithashtu mësohet se në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policore. Paralelisht me marrjen e masave të Policisë, janë përforcuar dyert e Kryeministrisë me veshje metalike, janë lyer me graso shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë. Qëllimi Opozita proteston sot pasdite pas dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, protestë e cila nuk do të ketë fjalime, por do të zhvillohet në disa plane, nga grumbullimi para Kryeministri dhe institucioneve të tjera, te marshimi në këmbë drejt bllokimit të akseve rrugore. PD e konsideron vendimin e Gjykatës së Apelit të diktuar politikisht dhe të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Salianji u dënua për kallëzim të rremë në rastin e denoncimit të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se ishte i dënuar me 7 vjet burg në Itali, por në Shqipëri lëvizte i lirë dhe madje, sipas një audiopërgjimi, ishte i përfshirë edhe në trafik droge nga Shqipëria me destinacion te fqinjët përtej Adriatikut.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme