Politika 8 October 2024, 10:56 Nga VNA

Rama kritikon bashkitë për menaxhimin e emergjencave civile: “Kërkohet trajnim dhe koordinim i vazhdueshëm”

Ndaje në Whatsapp
Rama kritikon bashkitë për menaxhimin e emergjencave civile:

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryetarët e bashkive në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi pushtetin vendor për mangësitë në trajtimin e emergjencave civile, veçanërisht për zjarret dhe përmbytjet.

Rama theksoi se strukturat lokale shpeshherë nuk janë të përgatitura dhe të trajnuara për të përballuar situata të tilla. Ai përmendi shembullin e Prefekturës së Korçës, e cila, sipas tij, nuk ka arritur të mobilizojë një pjesë të madhe të forcave të saj, duke kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Forcat e Armatosura, ndërsa rezultatet kanë qenë më të dobëta se në Shkodër.

“Nuk është shkencë, duhet strukturim, koordinim dhe trajnim i vazhdueshëm. Duhet të zhvillohen stërvitje të rregullta. Nuk mund të parandalojmë plotësisht zjarret, por duhet të luftojmë për çdo rrënjë ulliri që mund të shpëtojmë,” deklaroi Rama.

Ai paralajmëroi se përballjet me zjarret gjatë verës dhe përmbytjet gjatë vjeshtës janë të pashmangshme, duke kërkuar më shumë angazhim nga pushteti vendor në menaxhimin e këtyre emergjencave.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme