Politika 8 Tetor 2024, 17:59 Nga VNA

Pas detit, qeveria iu sulet maleve me projekte për investim

Ndaje në Whatsapp
Pas detit, qeveria iu sulet maleve me projekte për investim

"Shqipëria 1 Euro", "100 fshatrat",  "investimet strategjike" dhe tani "Paketa e maleve". Ndryshon vetëm emri i projekteve por qëllimi i është i njëjtë, marrja dhe shfrytëzimi i çdo pasurie në Shqipëri.

E paralajmëruar më herët gjatë një vizite në Theth në muajin prill, sot kreu i qeverisë Edi Rama e ripërsëriti faktin që qeveria brenda këtij muaji do të prezantojë ‘Paketën e Maleve’. Sipas Ramës, përmes kësaj pakete, qeveria synon që të mbështesë emigrantë që të hapin biznese, apo edhe ata që jetojnë në Tiranë por kanë një pasuri që do përfshihet në paketën e Maleve.

Sot gjatë takimit me kryebashkiakët, Rama solli edhe historinë e një djali me biznes në Theth, për të cilin tha se ndihmon me lekë edhe motrën dhe vëllain në Itali.

Projekti Por teksa thotë se do prezantojë nismën, fakt është që qeveria ka gati projektligjin. Ministria e Ekonomisë ka hedhur për konsultim projektligjin “Për Shitjen e Pasurive të Paluajtshme Shtetërore Poseduesve Faktikë Jo pronarë në Zonat me Përparësi Zhvillimin e Ekonomisë Malore” ku theksohet se qëllimi është zhvillimi i zonave malore.

Neni 2 i këtij projektligji përcakton edhe fushën e zbatimit: “Ky ligj ka për objekt përcaktimin e procedurave dhe rregullave të posaçme për kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1(një) euro të atyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat gjatë procesit të përditësimit dhe inventarizimit të pasurive të paluajtshme shtetërore, sipas legjislacionit në fuqi, rezultojnë të jenë në posedim zotërim faktik të posedueseve jopronarë”.

Më tej përcaktohet se: “Projektligji ka për qëllim, pikërisht konsolidimin e marrëdhënies juridike të pronësisë mbi tokën, në këto zona me përparësi zhvillimin, me qëllim nxitjen dhe tërheqjen e investimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë, në ato zona , të cilat për shkak të burimeve natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore dhe gamën e gjerë të aktiviteteve në natyrë që ofrojnë konsiderohen si zona të një rëndësie të veçantë me përparësi zhvillimin malor dhe kanë nevojë për mbështetje të posaçme”.

Sipas draft relacionit shpjegohet se bashkohet programi 100 fshatrave me programin e integruar për zhvillimin rural dhe më konkretisht, në kuadër të nismës “Investo në Tokën Tënde – Paketa e Maleve”, e cila synon të ofrojë një qasje alternative për tërheqjen e investimeve direkte dhe orientimin e tyre, për zhvillimin e atyre zonave rajonale/lokale të qeverisjes vendore, të identifikuara si zona me përparësi zhvillimin, që kanë nevojë për përdorimin e mekanizmave të veçantë, për zhvillimin ekonomik”.

Në vazhdën e kësaj nisme qeveria përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka nisur edhe regjistrimin e tokave bujqësore dhe jo bujqësore në këto zona dhe regjistrimin e akteve të pronësisë, për të cilat shumë banorë të këtyre zonave nuk kanë dokumentacion, çka shton akoma më shumë rrezikun e tjetërsimit të pronave të trashëguara dhe jetuara prej tyre brez pas brezi.

Video

Një automjet është përfshirë nga flakët në Unazën e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kopshtit Botanik”, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.

Punëtorë të huaj nga Azia Jugore kanë nisur të vijnë në Maqedoninë e Veriut, pasi qeveria ka miratuar deri në 10 mijë leje pune për vitin 2026. Opozita e ka akuzuar qeverinë se po lejon një “pushtim migrantësh”. Qeveria i ka hedhur poshtë këto pretendime. Vitin e kaluar, shumica e punëtorëve të huaj erdhën nga Turqia, ndërsa India, Bangladeshi dhe Nepali shënuan rritjen më të shpejtë të numrit të punëtorëve.

Spiropalizohen dhe tatimet: Ndërsa prej javësh sistemet SelfCare janë jashtë funksionit, drejtori i tatimeve sqaron se ngjarje si këto ndodhin kudo… veç filma nuk janë bërë ende

Gazetari Artan Hoxha paraqitet të SPAK, dorëzon audio-përgjimin original për “21 Janarin”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme