Politika 10 October 2024, 18:10 Nga VNA

Inagurimi i xhamisë së Nmazgjasë, Erdogan mesazh gylenistëve në Tiranë dhe sulmon qeverinë e Izraelit: Netanyahu e ka çuar politikën barbare në drejtim të Libanit

Ndaje në Whatsapp
Inagurimi i xhamisë së Nmazgjasë, Erdogan mesazh gylenistëve

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, në inagurimin xhamisë së Namazgjasë tha se xhamia do jetë simboli i vëllazërisë mes Shqipërisë dhe Turqisë. Erdogan nuk harroi të lërë dhe një mesazh për gylenistëve në Tiranë, duke thënë se nuk duhet të shkëputemi në asnjë moment nga feja islame dhe t’ua lëmë bosh sheshin atyre grupeve që ushqejnë interesat e tyre për qëllimet e veta personale.

“Shpresoj që për sa kohë që do vazhdojmë më këtë raport miqësor, do u qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Të dashur motra dhe vëllezër shqiptar, në mendimin islam, koncepti xhami qëndron në qendër të jetës. Njëkohësisht xhamitë janë vende të shenjta ku reflektohen vlera shpirtërore dhe që burojnë nga zemra dhe lavdërohen nga shoqëria dhe nxit bashkëpunimin dhe solidaritetin duke mbajtur të gjallë unitetin e kësaj xhamie.

Xhamitë nuk janë vendet ku thirren ezani e për tu adhuruar, janë për të thirrur mbarë njerëzimin në mirësi dhe urdhërimin e Allahun dhe i bashkon myslimanët në kupolën e vetme. Kjo është feja jonë e madhe që në një farë mënyrë na imponon detyrën, që jo vetëm ti ndërtojmë xhamitë, por t’i dalim zot e t’i mbrojmë. Nuk duhet të shkëputemi në asnjë moment nga feja islame, nga feja e paqes dhe t’ua lëmë bosh sheshin atyre grupeve që ushqejnë interesat e tyre për qëllimet e veta personale” – u shpreh Erdogan.

Erdogan gjithashtu ka dënuar sulmet e izraelit në Gaza, duke thënë se janë vrarë mijëra persona e mijëra të tjerë janë plagosur. Presidenti turk tha se qeveria e Izraelit nuk ka ndërmend ta ndalojë luftën në Lindjen e Mesme, ndërsa tha se këtë e tregon sulmi i fundit ndaj Libanit.

“Të dashura motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë, ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit të filluar nga Izraeli në Gaza, dhe territoret palestineze. Janë 50 mijë vëllezër që janë vrarë në sulmet e izraelit, 100 mijë janë plagosur. Janë bombarduar xhamia, shkolla, vendet e pazarit dhe punës së tyre. Qeveria izraelite vazhdon sulmet barbare ndaj fëmijëve, grave, minorenëve. Izraeli e ka çuar politikën e tij sulmuese dhe barbare në drejtim të Libanit.

Është një detyrim i moralit, ndërgjegjes tonë njerëzore, për të gjithë ata që ndjejnë dhe qëndrojnë kundër terrorizmit shtetëror në Palestinë. Qeveria e Izraelit ja treguar se nuk ka ndërmend të vendosë paqe në rajon dhe këtë e tregoi me sulmin e fundit ndaj Libanit. Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare dhe njëherë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, ndaj myslimanëve duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe nga ana tjetër duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët. I lutem Allahut që të gjitha lutjet në këtë xhami të dëgjohen” - tha Erdogan.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme