Politika 12 October 2024, 12:50 Nga VNA

Andrea Mano merr mandatin e Salianjit: Do t’i bashkohem grupit të PD

Ndaje në Whatsapp
Andrea Mano merr mandatin e Salianjit: Do t’i bashkohem grupit të PD

Andrea Mano do të jetë deputeti që do të zëvendësojë Ervin Salianjin në Kuvend, teksa ky i fundit ndodhet në burgun e Fierit. Në një deklaratë për mediat, ai njoftoi se ka marrë dokumentin nga KQZ për mandatin e deputetit dhe se e ka pranuar atë.

Mano ka komentuar pozicionin e tij në Grupin e PD-së dhe atë që pritet të ndodhë me opozitën. Ai theksoi se tani po pret marrjen zyrtare të mandatit nga parlamenti shqiptar, duke theksuar se është deputet i PD-së dhe do t’i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie.

“Pas dorëheqjes sime, kam kryer një akt revolte, një thirrje për reflektim,” tha ai, duke sqaruar se largimi i tij ka qenë një protestë ndaj ish-kryetarit të PD-së dhe jo ndaj partisë në tërësi.

“Pas dorëheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirrje për reflektim të gjithë PD ndaj ish kryetarit të PD. Dorëheqja ime dhe e një pjese të madhe e anëtareve të kryesisë dhe më pas e 280 demokratëve që kanë ikur ka qenë një protestë ndaj ish kryetarit të PD por jo ndaj Partisë Demokratike. Sigurisht që ne kemi qenë pjesë e proceseve reformuese në PD të cilat fatkeqësisht nuk shkuan ashtu siç ne mendonim, sepse një pjesë e inturazhit të vjetër politik të zotërisë që iku nga kryetar partie, ju ribashkuan më tej PD, por ne vazhdojmë që të jemi, ashtu si unë, edhe njerëzit që kanë ikur, nuk kanë ikur nga PD por nga funksionet drejtuese që kanë patur, kanë qenë anëtarë kryesie, drejtues sanksionesh, dhe grup sanksionesh. por e kanë dhënë kontributin si anëtarë partie” – është shprehur Mano.

 

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme