Politika 12 October 2024, 10:49 Nga VNA

Rama ironizon protestën e opozitës: Manifestime politike për pushtet. Dy tubime ka pasur në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Rama ironizon protestën e opozitës: Manifestime politike për

Në podcastin e sotëm, kryeministri Edi Rama i ka quajtur protestat e opozitës manifestime politike për interesa pushteti, që gjithmonë i mbledhin ca njerëz.

Rama theksoi se në vend ka pasur dy protesta, për armët kimike dhe ajo e studentëve.

“Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta, sa kohë jam unë këtu, të tjerat nuk janë protesta, janë shfaqje manifestime politike, për interesa për pushtet, nuk janë qytetare.

Janë protesta partie, ka një traditë protestash në Shqipëri, e kemi bërë edhe ne kur ishim në opozitë, por nuk janë qytetare, janë organizime partie, mbledhin njerëz. Sipas sensit që njerëzit kanë të nuhatjes së tyre, jemi më afër jemi më larg të mundësisë së marrjes së pushtetit përmes fitores, vijnë më shumë, vijnë më pak dhe po gjithmonë i sjellin ca njerëz. Dy protesta mbaj mend unë, ajo e armëve kimike sapo kam filluar dhe protesta e studentëve.

Kishte ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje, kishte elektrizim që shtonte me minuta dhe jo me orë numrin e njerëzve të përfshirë dhe kishte sens qytetarëve, pavarësisht elementëve brenda.

Një element i protestës së studentëve ishte se jashtë nxori menjëherë forcat politike, si trup i huaj” - u shpreh Rama.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme