Politika 12 October 2024, 13:03 Nga VNA

Berisha: Buxheti i 2025, do të jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha në tërë historinë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Buxheti i 2025, do të jetë buxheti i vjedhjeve më

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, deklaroi sot se buxheti i 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve nga narkoqeveritarët qendrorë dhe vendorë të tyre në tërë historinë e vendit.

Berisha tha se sipas strukturës së përcaktuar nga narkoqeveria, buxheti do të përdoret masivisht për llokmat e rrugëve, pasi sipas tij 1 km rrugë në të njëjtin terren në Shqipëri ndërtohet me 10-fishin e çmimit

“Jam sot për të denoncuar publikisht buxhetin e vitin 2025, të shpallur si buxhetin më të madh të kohërave prej 8 mld eurosh, por pasi jam njohur me strukturën e tij, informoj qytetarët shqiptarë se ky do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve nga narkoqeveritarët qendrorë dhe vendorë të tyre në tërë historinë e vendit. Kjo sepse në këtë buxhet prej 8 mld eurosh i cili de fakto bën të mundur dyfishimin e të gjitha rrogave dhe pensioneve në Shqipëri, por le të themi në dorë të kursyer rritjen me 50% të tyre pa asnjë vështirësi parashikohet jo kjo, por parashikohet një vjedhje e tmerrshme e këtyre shumë miliardave eurove të qytetarëve shqiptarë. Sipas strukturës së përcaktuar nga narkoqeveria, buxheti do të përdoret masivisht për llokmat e rrugëve dhe jo rrugët sepse ndërtimi i rrugëve ka pushuar dhe është zëvendësuar me ndërtimin e llokmave apo siç i pëlqen Ramës dhe lubisë lotëve. Do t’i përkushtohet këtyre për faktin e vetëm se 1 km rrugë në të njëjtin terren në Shqipëri ndërtohet me 10-fishin e çmimit në të cilin ndërtohet në Kroaci. Çka do të thotë se në Shqipëri vidhen të paktën 90% e investimit, madje dhe më shumë, po të kemi parasysh se rrogat në Kroaci janë dy herë më të larta se në  Shqipëri” – tha Berisha.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme