Politika 12 October 2024, 20:26 Nga VNA

Gazment Bardhi kundër modelit  Orban: Përplasja me qëndrimet e kryeministrit Rama dhe kryetarit demokrat Berisha

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi kundër modelit  Orban: Përplasja me qëndrimet

“Hungaria është model për ne” – kjo fjali e kryeministrit Rama pas takimit me kryeministrin hungarez, Orban, duket se nuk është pritur mirë nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Ky i fundit ka lëshuar sot kritika ndaj kryeministrit hungarez, duke deklaruar se modeli Orban në Hungari nuk mund të jetë kurrë modeli i Shqipërisë në Europë. Sipas Bardhit, modeli i kryeministrit Orban është ai i kontrollit ndaj medias, që ka cenuar lirinë e shprehjes dhe ka sjellë perceptimin për rritjen e korrupsionit. Ndaj Edi Rama nuk mund të ketë Hungarinë si model për Shqipërinë.

Por akuzat e zotit Bardhi ndaj kryeministrit hungarez ndoshta nuk janë të konsultuara me kryetarin e partisë. Në fakt, Viktor Orban ishte i pari dhe i vetmi që përshëndeti rikthimin e zotit Berisha në PD pas “tradhtisë” së Lulzim Bashës. Vetë kryetari demokrat shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen për kryeministrin hungarez gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë vitin e kaluar.

“Është një nga reformatorët më të mëdhenj sot. Ra COVID-i, po i iknin mjekët dhe infermierët. Me një shpejtësi të rrufeshme ndryshoi gjithçka. Nga ana tjetër, është përpjekur të mbajë një linjë më të butë ndaj rusëve. Por, nuk është i vetmi në Europë,” ka deklaruar Sali Berisha në emisionin “Të Paekspozuarit” në prill të vitit 2022.

Në fakt, deklarata e zotit Bardhi duket më e pavend duke marrë parasysh që Orban dhe Berisha ndajnë një armik të përbashkët, George Soros. Armiku publik i PD dhe fondacioni që mban emrin e tij janë shpallur “non grata” nga kryeministri hungarez. Me kaq gjëra të përbashkëta duket se më shume se ndarje, PD e Berishës ka të përbashkëta me partinë dhe qeverinë e Orban. Gjë që mesa duket është anashkaluar nga kryetari i grupit parlamentar të PD, çka tregon se nuk ka patur shumë sinkronizim me linjën e kryetarit. Ose thjesht ka patur demokraci të brendshme.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme