Politika 12 Tetor 2024, 17:51 Nga VNA

Media “kazan” transferohet në Londër. Ambasadori shqiptar sulmon mediat për raportime të pavërteta

Ndaje në Whatsapp
Media “kazan” transferohet në Londër. Ambasadori shqiptar

Nga Desada  Metaj

Kohët e fundit është bërë i njohur fakti që mediat britanike pasqyrojnë shqetësimin e qeverisë së atjeshme për nivelin e lartë të kriminalitetit të shqiptarëve që jetojnë në Britani. Në serinë e këtyre shkrimeve, The Telegraph ka botuar sot një analizë të gjatë dhe të detajuar mbi prejardhjen, shtrirjen dhe numrin e krimit të organizuar shqiptar në Angli. Analiza e plotë i referohet shifrave të Ministrisë së Brendshme Britanike dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).

Mesa duket, ky shkrim nuk i ka pëlqyer ambasadorit të Shqipërisë në Londër. Uran Ferizi ka reaguar në X (ish Twitter)duke e konsideruar këtë artikull “fake” dhe shifrat e paraqitura si të gënjeshtërta. Madje ai ka sulmuar edhe një nga kontribuesit dhe të intervistuarit nga gazetarët e The Telegraph, ekspertin e çështjeve të Ballkanit dhe profesorin e King’s College, Andi Hoxhaj. Me një gjuhë dhe fjalor të papërshtatshëm për një ambasador, zoti Ferizi i ka cilësuar gazetarët britanikë të The Telegraph si “anal-ysis”, duke hedhur poshtë të dhënat e publikuara dhe duke pretenduar se ky është një sulm ndaj shqiptarëve.

Në çdo vend normal, një ambasador duhet të shqetësohej nga një shkrim i tillë dhe të kujdesej që imazhi i vendit që përfaqëson të pasqyrohet me vërtetësi. Përpara se të sulmojë median dhe kontribuesit e shkrimit, në The Telegraph ambasadori Ferizi duhet të pyesë veten (dhe shtetin që përfaqëson): A është e vërtetë që shqiptarët zënë vendin e parë për numrin e të burgosurve të huaj në Mbretërinë e Bashkuar? Si ka mundësi që një komunitet kaq i vogël të ketë një numër kaq të lartë të burgosurish? A ka qeveria shqiptare apo ambasadori në Londër ndonjë raport tjetër me shifra të ndryshme nga ato të raportuara nga media britanike? Çfarë ka bërë dhe duhet të bëjë Shqipëria për të minimizuar këtë kriminalitet dhe imazhin shkatërrues për vendin?

Ndoshta në Angli dhe vende të tjera vërtet ka media me një agjendë të caktuar kundër emigracionit dhe për këtë ato marrin shqiptarët si shembull negativ. Por kjo tendencë kundër shqiptarëve nuk e zhduk dhe as zhbën problemin e përfshirjes së shqiptarëve në krimininalitet. E vërteta sado e hidhur është më e mirë se gënjeshtra dhe patriotizmat falc që nuk ndihmojnë as shqiptarët dhe as problemet e tyre.

Duke censuruar lajmet për kriminalitetin në Angli dhe duke fshehur problemet e shqiptarëve atje jo vetëm që nuk gjendet asnjë zgjidhje, por thellohet edhe më tej situata e pafavorshme e një vendi dhe një populli që ka nevojë për ndihmë. Përndryshe, eksportimi i propagandës nga Tirana në Londër dhe mostrajtimi i problemeve me vërtetësinë që meritojnë vetëm sa e përkeqësojnë situatën e shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme