Sport 23 June 2025, 15:46 Nga VNA

Racizmi ndal Botërorin: Arbitri ndërpret ndeshjen Real-Paçuka, FIFA aktivizon për herë të parë protokollin kundër ofendimeve raciste

Ndaje në Whatsapp
Racizmi ndal Botërorin: Arbitri ndërpret ndeshjen Real-Paçuka,

Një rast i paprecedentë u regjistrua në Kupën e Botës për Klubet, ku për herë të parë në historinë e futbollit, u vu në zbatim Protokolli i FIFA-s kundër racizmit. Ndeshja mes Real Madridit dhe Paçukës u ndërpre përkohësisht nga arbitri Ramon Abati, pas një sinjalizimi për ofendim racist ndaj mbrojtësit gjerman Antonio Rüdiger.

Episodi ndodhi në minutat e fundit të takimit, kur Rüdiger reagoi ashpër pas një përplasjeje me futbollistin e Paçukës, Cabral, të cilin e akuzoi për një shprehje me përmbajtje raciste. Menjëherë pas kësaj, arbitri ndërpreu lojën, duke zbatuar protokollin e ri të miratuar nga FIFA për raste të tilla, ku arbitri ka të drejtë të ndalë ndeshjen nëse konstatohen akte raciste ndaj lojtarëve.

Ngjarja është pasqyruar edhe në rrjetet sociale dhe disa media ndërkombëtare, ku qarkullojnë video që tregojnë momentet e përplasjes mes dy lojtarëve, edhe pse në disa raste me cilësi të ulët. Cabral ka mohuar të ketë përdorur fjalë me përmbajtje raciste ndaj Rüdigerit, ndonëse ka pranuar se ka pasur një fyerje të zakonshme në nxehtësinë e lojës.

Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, deklaroi pas ndeshjes se Rüdiger i kishte rrëfyer në dhomat e zhveshjes për ofendimin racist, dhe se ai e besonte plotësisht versionin e lojtarit të tij. “Nuk ka arsye që ai të sajojë një gjë të tillë, dhe besoj se është momenti që futbolli të mos lejojë më këtë lloj sjelljeje”, u shpreh Alonso.

FIFA ka nisur zyrtarisht një hetim ndaj ngjarjes, ndërsa nëse akuzat konfirmohen, Cabral rrezikon të pezullohet për disa ndeshje dhe të gjobitet financiarisht. Ndërkohë, ofendimet nuk u kufizuan vetëm në fushë. Tifozë të Paçukës, sipas raportimeve, kanë vazhduar të shoqërojnë Rüdigerin me thirrje raciste edhe gjatë largimit të tij nga fusha.

Rüdiger, ashtu si edhe bashkëkombësi i tij Vinicius Jr., është një nga futbollistët që shpesh kanë qenë viktima të racizmit në futboll, sidomos nga tifozët. Por ky rast shënon një pikë kthese: për herë të parë një arbitër merr masa konkrete në moment, ndërpret ndeshjen dhe i hap rrugën një hetimi zyrtar.

Ky veprim shihet gjerësisht si një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër racizmit në sport, një sinjal i qartë se FIFA është gati të zbatojë me vendosmëri protokollet e saj, për të mbrojtur lojtarët dhe për të garantuar barazi e respekt në fushën e lojës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme