Sport 8 June 2025, 19:44 Nga VNA

Mediat serbe të zemëruara me fjalët e trajnerit Stojkoviç pas barazimit me Shqipërinë: “Atmosfera nuk ishte aspak fantastike!”I

Ndaje në Whatsapp
Mediat serbe të zemëruara me fjalët e trajnerit Stojkoviç

Pas barazimit pa gola mes Serbisë dhe Shqipërisë në “Air Albania”, trajneri i përfaqësueses serbe, Dragan Stojkoviç, surprizoi me deklaratën e tij duke thënë se nuk kishte parë asgjë armiqësore në stadium dhe se kishte përjetuar një atmosferë ndeshjeje fantastike.

Këto fjalë u pritën si “shuplaka” nga mediat serbe, të cilat gjatë gjithë ditës kishin denoncuar provokime, keqtrajtime dhe kërcënime ndaj ekipit të tyre në Shqipëri. Portalet kryesore serbe, të njohura për qëndrimet e forta kundër shqiptarëve, nuk kursyen as trajnerin e tyre për këtë koment.

Mediat serbe reaguan ashpër, ndër to edhe portali “Kurir”, i cili botoi një artikull me titull:

“FJALË QË NUK DUHET TË THUHESHIN! Atmosfera e urrejtjes së paparë ndaj gjithçkaje serbe në Tiranë është gjithçka tjetër përveçse ‘fantastike’! Piksi, shiko lojtarët në sy! Nëse guxon!”

Deklarata e trajnerit Stojkoviç ka ndezur polemika të reja, duke theksuar sa e ndjeshme mbetet marrëdhënia midis dy vendeve, edhe përtej futbollit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme