Sport 3 June 2025, 18:30 Nga VNA

Simone Inzaghi i jep lamtumirën Interit, zbulohet oferta e re

Ndaje në Whatsapp
Simone Inzaghi i jep lamtumirën Interit, zbulohet oferta e re

 

Simone Inzaghi nuk është më trajneri i Interit. Pas humbjes 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve, ai i ka komunikuar klubit vendimin për t’u larguar dhe ka pranuar një ofertë të pasur nga klubi saudit Al-Hilal, të cilit do t’i bashkohet menjëherë për të marrë pjesë në Botërorin për Klube në Miami.

Në një mesazh përshëndetës, Inzaghi falënderoi klubin, lojtarët, drejtuesit dhe tifozët për katër vitet e kaluara, duke theksuar sukseset e arritura: gjashtë trofe, përfshirë titullin kampion me “Yllin e Dytë”, dhe pjesëmarrjen në finalen e Champions-it. Ai u shpreh krenar për rrugëtimin dhe mirënjohës për mbështetjen që mori.

Presidenti Marotta gjithashtu falënderoi Inzaghin për punën dhe sinqeritetin, duke konfirmuar se ndarja ishte vendim i përbashkët dhe i respektueshëm.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme