Sport 28 Maj 2025, 11:16 Nga VNA

Lamine Jamal “mbulohet me ar” – Barcelona blindon yllin adoleshent me kontratë deri në 2031 dhe klauzolë transferimi prej 1 miliard eurosh

Ndaje në Whatsapp
Lamine Jamal “mbulohet me ar” – Barcelona blindon yllin

 

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me një nga talentet më të mëdha që ka nxjerrë futbolli botëror në dekadat e fundit: Lamine Jamal. Adoleshenti i mrekullueshëm, që ende nuk ka mbushur 18 vjeç, ka firmosur me klubin katalanas një kontratë të re që do ta mbajë në “Camp Nou” deri në vitin 2031, me një pagë marramendëse dhe një klauzolë transferimi që sfidon çdo logjikë tregu – plot 1 miliard euro.

Fenomeni i ri, prodhim i akademisë legjendare “La Masia”, është cilësuar tashmë si pasardhësi i denjë i yjeve si Mesi, Ksavi dhe Iniesta. Performanca e tij e jashtëzakonshme në sezonin aktual e ka kthyer në simbolin e ri të Barcelonës dhe një emër të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të futbollit. Ai ka luajtur mbi 100 ndeshje me fanellën “blaugrana”, ndërsa vetëm këtë edicion ka zhvilluar 55 ndeshje, duke realizuar 18 gola dhe dhënë 25 asistime. Kontributi i tij ka qenë vendimtar për fitoret e mëdha të klubit: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës.

Oferta të majme nuk kanë munguar. Mediat spanjolle raportojnë se Paris Saint-Germain ka tentuar të sigurojë shërbimet e Lamine Jamal duke ofruar 200 milionë euro, por drejtuesit katalanas nuk e morën as në konsideratë këtë shifër. Për ta, Jamal nuk ka çmim – ai është një nga ata futbollistë që lindin një herë në 30 apo 50 vjet.

Kontrata e re e parashikon një rrogë bazë prej 7 milionë euro në sezon (pa llogaritur taksat), por për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme sportive dhe ekonomike që ylli i ri ka për klubin, janë përfshirë edhe bonuse të ndryshme që mund ta çojnë pagën deri në 15 apo edhe 20 milionë euro në vit.

Rinovimi i kontratës vjen si një hap strategjik për Barcelonën, e cila synon jo vetëm të ruajë një nga asetet më të vlefshme të skuadrës, por edhe të ndërtojë rreth tij të ardhmen e klubit. Ai shihet si kandidati ideal për të fituar “Topin e Artë” në vitet në vijim, ndërsa me kombëtaren spanjolle ka spikatur po ashtu në arenën ndërkombëtare. Në Kampionatin Europian të vitit të kaluar, Jamal u shpall lojtari i ri më i mirë i turneut, duke treguar se fama e tij nuk është thjesht një shpërthim sezonal, por fillimi i një karriere të ndritur.

Me këtë marrëveshje të re, Barcelona i jep një sinjal të fortë gjithë Europës: Lamine Jamal nuk është në shitje. Ai është e ardhmja e klubit, dhe një figurë që do të vazhdojë të shkëlqejë në “Camp Nou” për shumë vite.

Video

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin dytësor Lezhë-Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën Anton Keçi, 54-vjeç, mjek në sistemin peritenciar dhe vajza e tij Bora Keçi, vetëm 20 vjeç. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës. Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit me familjarët, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre. Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave. Vështirësia për gjetjen e tyre ishte e madhe, pasi kanali ishte thuajse i padukshëm.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë (CCTV) që tregojnë autorin e dyshuar të të shtënave gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Digjet makina e gazetarit Sami Curri. Ngjarja ndodhi në qytetin e Ri, Bulqizë, rreth orës 02:45 të mëngjesit të ditës së sotme. Makina ishte e parkuar në afërsi të pallatit ku banonte gazetari. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme për shkak të detyrës. Policia po heton rrethanat e ngjarjes. Gazetari Curri thotë ky veprim bëhet për t’i mbyllur gojën.

Ky është momenti i të shtënave që shkaktuan panik gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, u larguan me urgjencë nga salla. Sipas një ndihmësi të Shtëpisë së Bardhë, Trump ishte i sigurt dhe jashtë rrezikut. Më vonë, ai njoftoi në Truth Social se personi i armatosur ishte arrestuar.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme