Sport 6 Maj 2025, 12:19 Nga VNA

“Giro D’italia”, tre ditë kufizime dhe bllokim  rrugësh për garën sportive

Ndaje në Whatsapp
“Giro D’italia”, tre ditë kufizime dhe bllokim 

Tre ditë, 9, 10, 11 Maj, në qytetet si Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë do ketë bllokim rrugësh, në kuadër të aktivitetit “Giro d’Italia”, që përfshin tri etapa brenda territorit të vendit tonë.

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, për manaxhimin dhe sigurimin e qarkullimit rrugor, garantimin e rendit publik, si dhe për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Masat kryesore të ndërmarra përfshijnë:1. Bllokimi i përkohshën i akseve rrugore që përfshihen në itinerarin e garës për secilën etapë, sipas një raporti teknik të miratuar më parë nga organizatorët e garës, e cila parashikon që këto dy akse (duhen të jenë të lira jo më pak se 2 orë para se të nis gara), si më poshtë: o Durrës–Elbasan–Tiranë (Etapa e parë, më datë 09.05.2025). Gara fillon në orën 13:10, në Durrës dhe përfundon në orën 17:30, në Tiranë.a). Bllokimi i rrugëve urbane në DurrësMë datë 08.05.2025, ora 07:00 deri më datë 09.05.2025, ora 14:00, do të ketë kufizim për parkim të automjeteve në segmentet:• Rruga “Marsi 91”;• Rruga “Taulantia” (segment i nga ish-Vollga deri te hotel “Arvi”);• Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-Vollga deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”);• Rruga e kalasë (segmenti nga kafe “Mulliri i vjetër” deri në rrugën “Sotir Noka”)Gjithashtu, më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri në orën 18:00, do të ketë ndalim të parkimit të automjeteve në parkimin publik të shëtitores “Taulantia” (prapa restorant “Piazza”).Më datë 09.05.2025 do të ketë kufizim për parkim nga ora 05:00 dhe bllokim të qarkullimit në orarin 11:00-14:00, në itinerarin e garës, si më poshtë:• Rruga “Marsi 91”;• Rruga “Egnatia” (segmenti nga rrethrrotullimi i kishës ortodokse deri te rruga “Taulantia”-hotel “Arvi”);• Torra Veneciane - Bulevardi “Epidamn” - Sheshi “Lira” - Rruga “Aleksander Goga” (deri te Mauzleumi i Dëshmorëve);• Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit –Rruga “Pavarësia” – kanali i Kavalishencës (Ministria e Mbrojtjes);• Rruga e re e portitb). Bllokimi i rrugeve Interurbane:Do të këtë bllokim të aksit rrugor: “Plepa - Bishti i Zhurit - Peqin-Bradashesh –Gracen”, në orarin 11:30 – 15:30 (në akset kur kalon grupi i garuesve gradualisht hapet rruga në krahun që është përshkruar itinerari dhe jo përballë). c). Bllokimi i akseve rrugëve urbane në Tiranë.Ndalimi i qarkullimit dy orë para kalimit të garuesve në gjithë itinerarin e etapës së parë.(Përjashtim bëjnë mjetet e emergjencës).Bllokimi fillon nga ora 13:00 deri në orën 18:00 të datës 09.05.2025, në të gjithë itenerarin e etapës së parë, në:• Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);• Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;• Rrugën e “Elbasanit”,• Bulevardi “Bajram Curri”;• Rrugën “Ali Shefqeti”;• Rrugën “Alajdin Frashëri”;• Rrugën e Rexhekrit;• Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;• Rrugën “Sotir Çaci”;• Rrugen “Xhanfize Keko”;• Rrugen “Arkitekt Kasemi”;• Bulevardi “Zhan D’Ark”;• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;• Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.• Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës• Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”, Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).-Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.-Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.-Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).-Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.-Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.

o TIRANË-TIRANË (Etapa e II-të, më datë 10.05.2025), garë kronometrike.Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:• Sheshin “Skenderbej”;• Rrugën “Urani Pano”;• Rrugën “Dedë Gjo Luli”;• Rrugën “Ibrahim Rugova”;• Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;• Bulevardin “Gjergj Fishta”;• Rrugën “Muhamet Gjollesha”;• Bulevardin “Bajram Curri”;• Rrugën “Ibrahim Rugova”;• Rrugën “Lek Dugagjini”;• Rrugën “Dervish Hima”;• Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;• Rrugën “Abdyl Frashëri”;• Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;• Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit. Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:- Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);- Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00 Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:- Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.- Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.- Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit o VLORË–VLORË (Etapa e III-të, më datë 11.05.2025).Më datë 10.05.2025,• Ndalim parkimi të mjeteve në sheshin e madh (fillimi i Longomares), duke filluar në ora 15:00 deri në orën 18:00 të datës 11.05.2024.• Ndalohet parkimi në fushën para shkollës së Marinës, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 të datës 11.05.2025.• Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të datës 11.05.2025, në rrugët “Veledin Kollozi” dhe “Anita Bitri” (devijimi bëhet ne bulevardin “Gjergj Kastrioti”), aksi “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i Aleksandrisë (devijimi në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”), rruga “Perlat Rexhepi” dhe aksi “Bolv-Oil” – “Kruqëzimi i Unazës”.• Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 22.00 të datës 11.05.2025, në rrugën “Hajredin Haxhiraj” dhe kryqëzimi i rrugës “Onufri” me kryqëzimin e bulevardit (Devijimi është në rrugën “Pilo Bregu” dhe “Fiqerete Musta”).Më datë 11.05.2025.• Ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin “Sheshi i Madh” – Kryqëzimi i rrugës “Shavban Demiraj”, nga ora 05:00 -15:00 dhe qarkullimi duke filluar nga ora 07:00- 14:15.• Ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, nga “Rrapi”-Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” - Rruga e Re - Pusi Mezinit, nga ora 11:00 deri në orën 13:30 (Alternativat do të jenë nga rruga e çentrales “Zenel Murra” dhe rruga Transballkanike).• Nga ora 11:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:30 do të jenë të bllokuara nga Rrapi - Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” deri te shkolla “Ali Demi”. (Rruget e aksesueshme do të jenë po ato qe përmendëm me lart).Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.Po kështu rruga që të çon te spitali, në raste emergjencash, nga ora 11:00 deri në orën 13:30, do të aksesohet nëpermjet:- Rrugës Transballkanike- Shtëpia e oficerëve te kapelja, në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës;- pjesa tjetër e qytetit, nga pusi i Mezinit - rruga e re –kapelja, në drejtim të spitalit rajonal;- Uji i ftohtë -Centrale -Fabrika e çimentos, nëpërmjet Kuzumbabasë - bashkia Vlore dhe spitali rajonal. Bllokimi i rrugeve interurbane:Për akse nga Vlora, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës, mund të perdoret rruga e lumit të Vlorës, deri në oren 11:00 dhe pas orës 14:30 (nga ora 11:00 deri në orën 14:30 ky aks është i bllokuar për qarkullim).Për akse nga nga Qeparoi, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe qytetit të Vlorës, mund të perdoret ky aks rrugor deri në orën 10:30 dhe pas orës 15:45 (në intervalin 10:30 deri në 15:45 është e bllokuar për qarkullim).Për akse në drejtimin Vlorë-Himarë deri në Qeparo, aksi është i lirë deri në orën 12:30 dhe pas orës 17:30 (rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 12:30 deri në orën 17:30).Aksi “Qeparo-Himarë-Vlorë” është i lirë deri në orën 13:30 dhe pas orës 16:00 (Rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 13:30 -16:30).

Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme